Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Kultur

Das Duo Miftari und Pula bringt die Atmosphäre europäischer Konzertsäle und eine Hommage an Rizvanolli.

111

Në pjesën e dytë të programit, muzika shqiptare është përfaqësuar me “Rondo Rustiko” të Esat Rizvanollit, si dhe me veprën “N’at zaman t’njasaj furie” të Çesk Zadesë, këngën “Kenke nur’ i bukurise” të Baki Halilit dhe “Lule Borë” të Simon Gjonit. Këto krijime kanë sjellë tjetër ngjyrim në rrjedhën e koncertit, duke lidhur repertorin ndërkombëtar me traditën muzikore shqiptare

Të hënën mbrëma, pianistja e shquar Lejla Pula dhe sopranoja Kaltrina Miftari kanë sjellë duetin e tyre muzikor me vepra të repertorit evropian e vendor. Midis tyre ariet që janë prej më të njohurave të kryeveprave të repertorit operistik. Por, moment i veçantë ka qenë edhe homazhi që i është bërë kompozitorit të ndjerë, Esat Rizvanolli, me interpretimin e veprës së tij me titull “Rondo Rustiko”

Koncerti “Fryma e shpirtit” ka sjellë duetin e dy emrave të mirënjohur të skenës muzikore në festivalin ndërkombëtar të muzikës kamertale “KamerFest”. Të hënën mbrëma, pianistja e shquar Lejla Pula dhe sopranoja Kaltrina Miftari kanë sjellë duetin e tyre muzikor me vepra të repertorit evropian e vendor. Midis tyre ariet që janë prej më të njohurave të kryeveprave të repertorit operistik. Por, moment i veçantë ka qenë edhe homazhi që i është bërë kompozitorit të ndjerë, Esat Rizvanolli, me interpretimin e veprës së tij me titull “Rondo Rustiko”. Ai u lind më 1936 dhe vdiq në vitin 2006. E pranishme ka qenë familja e kompozitorit të ndjerë për të cilën ky moment ka qenë tejet prekës. 
Koncerti i mbajtur në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare, në kuadër të edicionit të 25-të të festivalit, ka bashkuar arie të njohura operistike e edhe vepra për piano solo, duke kulmuar me interpretimin e “Rondo Rustiko” të kompozitorit Esat Rizvanolli.

Përmes një programi që ka kaluar nga ndjeshmëria e muzikës romantike te ngjyrimet impresioniste dhe tingujt e repertorit amerikan, dy artistet kanë ndërtuar rrjedhën muzikore ku pianoja dhe zëri janë plotësuar në mes vete. Krahas veprave të kompozitorëve të njohur evropianë, programi ka përfshirë edhe krijime shqiptare, ndërsa interpretimi i veprës së Rizvanollit i ka dhënë koncertit dimension të veçantë përkujtimor.

Pianistja Lejla Pula ka thënë se programi ishte menduar për të përfshirë disa tradita muzikore, por edhe për t’i dhënë vend një homazhi që për të kishte domethënie të veçantë.

“Në përgjithësi, ishte një program me frymë evropiane, por menduam se do të ishte e veçantë të përfshinim edhe një homazh, të cilin pata mundësinë ta interpretoja në piano. Programi ishte menduar shumë bukur. Vërtet kemi dashur të përfshijmë edhe muzikën tonë shqiptare, veçanërisht vepra që Kaltrina i kishte në program”, ka thënë Pula.

Mbrëmja ka nisur me “Zyczenie” të Frédéric Chopinit, këngë me melodi të butë e të rrjedhshme, ku pianoja krijon sfond të ndjeshëm për zërin. Pas saj, “Ne poi krasavitsa” e Sergei Rachmaninoff ka sjellë një tjetër ngjyrim romantik, me linja melodike që i japin hapësirë shprehjes vokale dhe me shoqërim pianist që e thellon atmosferën e këngës.

Programi ka vazhduar me “Les chemins de l’amour” të Francis Poulencut, një vepër ku eleganca franceze dhe meloditë e lehta kanë ndërtuar atmosferë intime. Ndërkaq “Balada nr. 3, as-dur, op. 47” e Chopinit, e interpretuar nga Pula në piano solo, kalon nga pasazhe të qeta e lirike drejt shpërthimeve më të gjalla pianistike.

Ariet nga repertori operistik kanë përbërë tjetër pjesë të rëndësishme të koncertit. “O mio babbino caro”, nga opera “Gianni Schicchi” e Giacomo Puccinit, ka sjellë melodinë e njohur e të përzemërt, ndërsa “Un bel dì vedremo”, nga “Madama Butterfly”, e ka zgjeruar atmosferën emocionale të mbrëmjes me linjë vokali që ndërtohet gradualisht.

Për Pulën, interpretimi ka qenë përjetim i veçantë, ndërsa koncerti i ka dhënë asaj mundësinë të rikthehet edhe te interpretimi solo.

“Jam shumë e kënaqur me Kaltrinën. Ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme të interpretoja me të. Ajo është një soprano e shkëlqyeshme dhe është ndër artistet më të mira të kantos. Për mua ishte kënaqësi e veçantë të luaja me të, por edhe të rikthehesha te interpretimi solo në piano, me disa vepra”, ka thënë ajo.

Në pjesën e dytë të programit, muzika shqiptare është përfaqësuar me “Rondo Rustiko” të Esat Rizvanollit, si dhe me veprën “N’at zaman t’njasaj furie” të Çesk Zadesë, këngën “Kenke nur’ i bukurise” të Baki Halilit dhe “Lule Borë” të Simon Gjonit. Këto krijime kanë sjellë tjetër ngjyrim në rrjedhën e koncertit, duke lidhur repertorin ndërkombëtar me traditën muzikore shqiptare.

Sopranoja Kaltrina Miftari ka thënë se programi i koncertit ka qenë mjaft i larmishëm, me vepra nga kompozitorë të ndryshëm, duke përfshirë arie operistike, këngë artistike dhe vepra shqiptare. “Jam munduar të sjell një program që më përfaqëson si artiste dhe që më jep mundësi të shpreh emocione dhe ngjyra të ndryshme të zërit. Ka qenë kënaqësi e veçantë të bashkëpunoj me profesoreshën Lejla Pula, një pianiste dhe muzikante e jashtëzakonshme, me shumë përvojë dhe ndjeshmëri artistike. Bashkëpunimi me të e ka bërë edhe më të bukur gjithë procesin e përgatitjes së këtij koncerti. Ka qenë kënaqësi gjithashtu të kthehem në ‘KamerFest’ pas 13 vjetësh”, ka thënë ajo. 
Përtej programit të larmishëm, interpretimi i “Rondo Rustiko” ka qenë momenti që e ka kthyer mbrëmjen në homazh për kompozitorin Esat Rizvanolli. Pula ka treguar se e kishte interpretuar veprën për herë të parë menjëherë pas përfundimit të studimeve, rreth 43 vjet më parë. Rikthimi te partitura e saj, të cilën e kishte gjetur sërish, ia kishte rikthyer dëshirën për ta interpretuar në nderim të kompozitorit, me të cilin kishte pasur një raport të veçantë.

“E kam luajtur këtë vepër një herë, menjëherë pas studimeve, pra para rreth 43 vjetësh. E gjeta partiturën, dorëshkrimin e saj, dhe pata dëshirë ta përsërisja, për ta interpretuar në nderim të kompozitorit, të cilin e kam vlerësuar shumë dhe me të cilin kam pasur një raport të veçantë”, ka treguar Pula.

Ajo ka thënë se interpretimi i veprës në këtë koncert ka pasur domethënie edhe për familjen e kompozitorit, e cila nuk e kishte pritur këtë homazh. Në sallë kanë qenë të pranishme bashkëshortja e tij, Gjoksere Rizvanolli, dhe vajza Majlinda Rizvanolli.

“Jam shumë e lumtur që pata mundësinë ta luaja këtë vepër, sepse ishte sikur ta sillnim edhe një herë frymën e kompozitorit mes nesh”, ka thënë Pula.

E emocionuar nga ky rikthim i veprës së bashkëshortit të saj, Gjoksere Rizvanolli ka thënë se kujtimi për të përmes muzikës është një arsye krenarie për familjen.

“Më vjen mirë që, pas kaq vitesh, iu kujtuan veprat e tij, sidomos në këtë përvjetor. E falënderoj Lejlën dhe ekipin që e organizoi koncertin, që u është kujtuar të përzgjedhin një vepër të tij dhe ta shënojnë 20-vjetorin e vdekjes dhe 90-vjetorin e lindjes. Kjo më bën shumë krenare, sepse vepra e tij vazhdon të jetojë dhe, përmes saj, ne vazhdojmë ta kujtojmë”, ka thënë ajo.

Për vajzën e kompozitorit, Majlinda Rizvanolli, interpretimi i krijimtarisë së të atit është mënyrë për ta mbajtur të gjallë praninë e tij përtej jetës fizike.

“Është vërtet një nderim, sepse kështu nuk lejohet që një person të vdesë plotësisht. Siç thuhet, njeriu mund të vdesë dy herë: herën e parë kur vdes fizikisht, ndërsa vdekja e vërtetë ndodh kur harrohet”, ka thënë ajo.

Sipas saj, interpretimi i veprave të kompozitorit e rikthen në vëmendje kontributin e tij për vendin dhe shoqërinë.

“Përmes interpretimit të veprave të tij, ne e fitojmë ndjenjën se ai ende jeton dhe se kontributi që ka dhënë për këtë shtet dhe këtë shoqëri vazhdon të jetë i pranishëm. Mundësia për t’u identifikuar me vendin dhe krijimtarinë e tij na bën shumë krenarë, sepse shpirti i tij vazhdon të jetojë përmes veprave”, ka thënë Majlinda Rizvanolli.

Pjesa përmbyllëse e programit ka kaluar te tingujt e muzikës impresioniste dhe repertorit amerikan, me “Poissons d’or” nga “Images II” e Claude Debussy-së, “Non ti scordar di me” të Ernesto De Curtisit, “Summertime” të George Gershëin dhe “I Could Have Danced All Night”, nga muzika e “My Fair Lady” e Frederick Loewe. 

Pula ka thënë se ishte e kënaqur edhe me pjesëmarrjen e publikut, duke e vlerësuar koncertin si një përjetim të përbashkët mes interpretueseve dhe dëgjuesve.

“Jemi shumë të kënaqura që koncerti pati publik dhe u ndoq nga shumë njerëz. Ishte një përjetim i bukur muzikor, si për ne interpretueset, ashtu edhe për publikun. Shpresoj që veprat t’u kenë pëlqyer të pranishmëve dhe që të gjithë të kenë mbetur me mbresa të bukura nga ky koncert”, ka thënë ajo.
“Fryma e shpirtit” ka bashkuar repertorin evropian, krijimtarinë shqiptare dhe kujtesën për kompozitorin, veprat e të cilit vazhdojnë të interpretohen.