Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Kultur

Die Ausstellung „Biografie eines Gebäudes…“ in New York vereint Geschichten über das Runik House of Culture.

„Biografie eines Gebäudes: Das Runik-Kulturhaus“

“Biografia e një ndërtese: Shtëpia e Kulturës së Runikut” në galerinë “Storefront for Art and Architecture” prezantohet me sqarimin se Shtëpia e Kulturës ishte zemra shoqërore dhe kulturore e fshatit, ku zhvilloheshin shfaqje teatrale, koncerte, kremtime, takime publike dhe takime të përditshme mes njerëzve

Artisti bashkëkohor i lindur në Runik, Petrit Halilaj, i ka bërë rrëfimet e këtyre anëve të flasin gjithandej botës. Madje edhe në tarracën e Muzeut Metropolitan të New Yorkut. Ringritjen e Shtëpisë së Kulturës në vendin ku u lind, Runik të Skenderajt, e ka në proces. E rrëfimin për të, po ia shpalos botës. Ajo histori personifikon edhe shtypjen e shqiptarëve në vitet ’90. Bashkë me fondacionin “Hajde”, themeluar prej tij me qëllim të restaurimit të Shtëpisë së Kulturës në Runik – proces që ka arritur deri te tenderimi për punëkryes – Halilaj ka çuar në New York

New Yorku është bërë edhe një herë nikoqir i një historie të Kosovës. I rrëfimit për një shtëpi kulture të një fshati ku dikur zhvillohej art. I ndodhive kur u censurua veprimtaria aty, e po ashtu edhe shenjave të plumbave në atë ndërtesë shkaku i luftës së vitit 1998-1999. Tregohet se si regjimi i Slobodan Miloševićit s’lejonte asnjë gjë elementare: një ndërtesë krejt lokale arti e kulture. E pas kësaj, s’i la njerëzit aty. Petrit Halilaj është bërë i shpeshtë në New York. Tash me ekspozitën “The Biography of a Building: Runik’s House of Culture” (Biografia e një ndërtese: Shtëpia e Kulturës së Runikut) në galerinë “Storefront for Art and Architecture”. Por ekspozita e atjeshme do ta ketë edhe një zgjatim. Pjesa e dytë është muajin e ardhshëm në Runik të Skenderajt.

Artisti bashkëkohor i lindur në Runik, Petrit Halilaj, i ka bërë rrëfimet e këtyre anëve të flasin gjithandej botës. Madje edhe në tarracën e Muzeut Metropolitan të New Yorkut. Ringritjen e Shtëpisë së Kulturës në vendin ku u lind, Runik të Skenderajt, e ka në proces. E rrëfimin për të, po ia shpalos botës. Ajo histori personifikon edhe shtypjen e shqiptarëve në vitet ’90. Bashkë me fondacionin “Hajde”, themeluar prej tij me qëllim të restaurimit të Shtëpisë së Kulturës në Runik – proces që ka arritur deri te tenderimi për punëkryes – Halilaj ka çuar në New York tulla të ndërtesës, arkiv, rrëfime lokale, skica, ibrik çaji, imazhe të ndërhyrjeve të tij në atë vend e gjësende të tjera që përthekojnë jetën lokale e historinë e atij vendbanimi. Janë imazhet e artefaktit neolitik, instrumentit frymor të njohur si Okarina e Runikut. Ky eksponat me vlerë të madhe, i gjetur në atë lokalitet, bashkë me mbi një mijë të tjera, që prej vitit 1999 mbahet peng në Beograd. Nën kurimin e José Esparza Chong Cuy dhe May Makki, ekspozita i flet New Yorkut për një ambient kulturor që do të ringrihet. Është ambient ku rrëfimet lokale i japin jetë jetesës në Runik të Skenderajt. Bashkë me kalendarë e imazhe të luftëtarëve për çlirimin e Kosovës.

“Biografia e një ndërtese: Shtëpia e Kulturës së Runikut” në galerinë “Storefront for Art and Architecture” prezantohet me sqarimin se Shtëpia e Kulturës ishte zemra shoqërore dhe kulturore e fshatit, ku zhvilloheshin shfaqje teatrale, koncerte, kremtime, takime publike dhe takime të përditshme mes njerëzve. Tregohet se, ashtu si qindra shtëpi të kulturës të ndërtuara në të gjithë ish-Jugosllavinë gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, ajo ishte konceptuar si një hapësirë qytetare ku kultura dhe jeta publike mund të zhvilloheshin përtej qyteteve kryesore të vendit, duke u shndërruar në një qendër të rëndësishme të jetës kulturore për komunitetin shqiptar të Runikut.

Në ekspozitë janë edhe imazhet e artefaktit neolitik, instrumentit frymor të njohur si Okarina e Runikut. Ky eksponat me vlerë të madhe, i gjetur në atë lokalitet, bashkë me mbi një mijë të tjera, që prej vitit 1999 mbahet peng në Beograd

“Megjithatë, veprimtaria e saj u kufizua nga censura dhe represioni i regjimit të Milošević-it në fund të viteve 1980 dhe fillim të viteve 1990, ndërsa ndërtesa më pas u dëmtua nga dhuna e Luftës së Kosovës. Vrimat e plumbave ende duken në fasadën e saj, ndërsa pjesa e brendshme gradualisht ra në rrënim”, shkruhet në shpjegim. Tregohet se në vitin 2018, artisti Petrit Halilaj me “Shkrepëtima” dha një performancë të frymëzuar nga pjesët historike që dikur ishin vënë në skenë aty. Tregohet se kjo ekspozitë shtrihet në dy hapësira: në New York, ku shpalos “biografinë” e Shtëpisë së Kulturës, dhe në Runik, një hapësirë ekspozuese dhe “Welcome Center” që u mundëson banorëve vendas të mësojnë për historinë e Shtëpisë së Kulturës.

Në hapjen e ekspozitës të premten mbrëma, kuratori José Esparza Chong Cuy, njëherësh drejtor ekzekutiv dhe kryekurator në “Storefront...”, ka hapur mbrëmjen duke i prirë një diskutimi të titulluar “Laying the First Brick” (Vendosja e tullës së parë), që është udhëhequr nga Ana Janevski, kuratore në Muzeun Amerikan të Artit Modern. José Esparza Chong Cuy ka thënë se e kanë menduar ta fillojnë ekspozitën në mënyrë disi formale, me një bisedë.

“Sepse projekti që po prezantojmë nuk ka të bëjë në të vërtetë me përfundimin e një ndërtese. Ka të bëjë me procesin përmes të cilit një ndërtesë, dhe ndoshta edhe një institucion, merr formë”, ka thënë ai. Ka treguar se kjo pyetje duket veçanërisht e rëndësishme në hapësirën ku është mbajtur ngjarja, pasi vetë “Storefront...” filloi më shumë se katër dekada më parë si një nismë e themeluar nga artistë.

“Për të shënuar 45-vjetorin tonë vitin e ardhshëm, aktualisht po punojmë për një botim mbi historinë tonë të hershme, gjë që na ka bërë të mendojmë shumë rreth asaj se çfarë nevojitet që një organizatë të zhvillojë një identitet të dallueshëm dhe që ky identitet të qëndrojë në kohë”, ka thënë ai. Duke folur për konceptin e ekspozitës dhe Shtëpinë e Kulturës në Runik, ka thënë se para luftës, ndërtesa ishte një pjesë jashtëzakonisht aktive e fshatit. “Petriti e kujton në këtë mënyrë, por po ashtu e kujtojnë edhe shumë njerëz në Runik: pothuajse të gjithë duket se kanë një histori ose një kujtim të lidhur me Shtëpinë e Kulturës”, ka thënë ai. Ka shpjeguar se puna që nga “Shkrepëtima” ka qenë shumë më e ngadaltë dhe më e ndërlikuar, pasi është bërë dëgjimi i banorëve, zhvillimi i një programi, organizimi i një konkursi ndërkombëtar arkitekturor për ta transformuar strukturën ekzistuese. Projekti qe realizuar nga “Ars Atelie” pas një thirrjeje publike. Ka treguar se titulli “Laying the First Brick” nuk duhet marrë krejtësisht fjalë për fjalë. “Pjesa më e madhe e punës përgatitore tashmë është bërë. Por shpresojmë që dita e sotme të shënojë një tjetër hap drejt synimit të ardhshëm të ‘Hajde’-s: restaurimit të Shtëpisë së Kulturës në Runik. Në mënyrën tonë, shpresojmë që ‘Storefront...’ të mund ta ndihmojë këtë projekt duke i dhënë dukshmërinë dhe mbështetjen që i nevojitet për të ecur përpara”, ka thënë ai.

Është ambient ku rrëfimet lokale i japin jetë jetesës në Runik të Skenderajt. Bashkë me kalendarë e imazhe të luftëtarëve për çlirimin e Kosovës

E Petrit Halilaj – artisti bashkëkohor shqiptar më me nam në botë – ka thënë për KOHËN se për të, bashkëpunëtorët e lokalitetin e tij, rikthimi dhe lulëzimi i kulturës në Runik dhe në Drenicë është njëkohësisht një mision personal dhe kolektiv.

“Nëse mësuesit tanë, dy ish-aktorët e teatrit të Shtëpisë së Kulturës, e kanë parë misionin e tyre si një mënyrë për ta sjellë arsimin në çdo shtëpi, për të luftuar analfabetizmin dhe për të krijuar vetëdije, unë dua ta rikthejmë artin në këto hapësira”, ka thënë ai. Ka treguar se do që të punojnë me struktura e vende që i japin secilit kohë dhe hapësirë për të treguar pjesën e vet të tregimit, pikëpamjen e vet, kujtesën dhe ëndrrën e vet.

“Sepse e dimë se demokracia nuk mund të ketë vetëm një zë, apo një zë që ndërpritet shumë shpesh, një ngjyrë apo një pikëpamje. Ajo ndërtohet duke i respektuar dhe duke i mbajtur bashkë shumë pikëpamje. Këtë, bashkë me ekipin e ‘Hajde’-s dhe komunitetin tonë artistik, duam ta bëjmë realitet: të krijojmë hapësira ku arti, kujtesa, edukimi dhe komuniteti mund të takohen dhe ku secili mund të ketë vendin e vet në tregimin që po ndërtojmë së bashku”, ka thënë ai, derisa ka falënderuar “Storefront...” për mbështetjen, për faktin se i është bashkuar për ta treguar rrugëtimin edhe në New York.

Më 6 tetor, Halilaj do të jetë në Runik, për pjesën tjetër të ekspozitës dhe përurimin e asaj që do të jetë “Welcoming Center” (Qendër mirëseardhjeje).