Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Kultur

Archäologen auf Mission, um ein Rätsel aus dem Jahr 1937 zu lösen

amelia

Me afrimin e 90-vjetorit të zhdukjes së avionit që drejtohej nga Amelia Erhart në Paqësor, një ekspeditë e re po niset për të përcaktuar më në fund se çfarë ndodhi në hapësirën e gjerë të Paqësorit. Kjo ekspeditë ka atë që beson se është një provë e re dhe thelbësore.

Përpjekja e Amelia Earhart për t’u bërë gruaja e parë që do të fluturonte rreth globit përgjatë ekuatorit përfundoi në mister, kur ajo dhe naviguesi i saj, Fred Noonan, u zhdukën mbi Oqeanin Paqësor në korrik të vitit 1937.

Me afrimin e 90-vjetorit të zhdukjes së saj, një ekspeditë e re po niset për të përcaktuar më në fund se çfarë ndodhi në hapësirën e gjerë të Paqësorit. Kjo ekspeditë ka atë që beson se është një provë e re dhe thelbësore.

Ekipi nga Universiteti i Purdue në Indiana dhe Instituti Arkeologjik i Trashëgimisë pritet të nisen drejt ishullit të pabanuar Nikumaroro, për të përcaktuar nëse në lagunën e ishullit është avioni i humbur i Earhart.

Pjesë e shtetit ishullor të ulët të Oqeanit Paqësor, Kiribati, Nikumaroro prej kohësh konsiderohet vendi ku Earhart dhe Noonan vdiqën.

Dyshja u nis nga Guinea e Re më 2 korrik 1937, në drejtim të ishullit Howland, ku do të furnizoheshin me karburant përpara se të vazhdonin drejt Hawaiit dhe të përfundonin fluturimin rreth globit në California.

Megjithatë, diçka shkoi keq gjatë rrugës dhe, megjithëse një anije e Rojës Bregdetare të SHBA-së mund të dëgjonte transmetimet radiofonike të Earhart, ajo nuk u gjet kurrë.

Një nga mesazhet e fundit thoshte se ajo po fluturonte përgjatë një vije navigimi veri-jug, e cila i jepte shansin më të mirë për të gjetur tokë përpara se t’i mbaronte karburanti. Kjo vijë kalonte përmes Nikumaroro.

Në vitin 1988, studiues nga International Group for Historic Aircraft Recovery (TIGHAR) ishin të parët që sugjeruan se Earhart mund të kishte arritur në Nikumaroro dhe të kishte zbritur në barrierën që rrethon ishullin.

Vizita e parë e TIGHAR në ishull u bë në vitin 1989 dhe grupi është kthyer edhe shtatë herë të tjera, duke gjetur objekte bindëse, përfshirë pjesë alumini të avionit dhe pak nga xhami i përparmë.

Grupi gjeti një shishe parfumi, një zinxhir të prodhuar në Pennsylvania në mesin e viteve 1930, pjesë të një thike xhepi të së njëjtës markë që figuron në inventarin e avionit, si dhe thembrën e një këpuce gruaje.

Kërkimet në arkiva zbuluan se mbetjet njerëzore të gjetura në ishull në vitin 1940 fillimisht besohej se i përkisnin Earhart ose Noonan, por ato u humbën në kaosin e luftës në Paqësor.

Pavarësisht kërkimeve, askush ende nuk ka gjetur “provën vendimtare”.

Udhëheqësi i ekspeditës, Rick Pettigrew, drejtor ekzekutiv i Institutit Arkeologjik beson se elementet natyrore mund të kenë zbuluar prova të pakundërshtueshme.

Një ciklon i fuqishëm tropikal përshkoi Paqësorin qendror në vitin 2015, duke ndryshuar tiparet gjeografike në ishull dhe në lagunën e tij. Imazhet satelitore të marra gjatë viteve në vijim treguan atë që mund të ishte konturi i trupit të avionit dhe krahëve të tij në ujërat e cekëta pranë kepit Taraia.

“Ky objekt në imazhet satelitore ka pikërisht madhësinë e duhur për të përfaqësuar trupin dhe bishtin e Electras”, thuhet në faqen e internetit të ALI-së. “Ai gjithashtu duket shumë reflektues dhe ka gjasa të jetë metalik. Ndodhet në ujë shumë të cekët, kryesisht i mbuluar nga sedimentet, në një vend ku rryma do ta sillte një objekt lundrues brenda lagunës”.

Ekipi prej 17 anëtarësh i Pettigrew synon t’i përqendrojë të gjitha përpjekjet në vendin ku imazhet tregojnë se mund të ndodhen mbetje, duke përdorur fotografi nga dronët, censorë në distancë me magnetometra dhe pajisje sonar. Nëse rezultatet fillestare janë pozitive, një ekskavator hidraulik do të përdoret për të gërmuar sondat.

“Pasi të kemi ekspozuar një pjesë të mjaftueshme të objektit, duhet të jemi në gjendje ta identifikojmë atë”, thuhet në planin e ekspeditës së ALI-së. “Nëse është prej alumini të përdorur në avionë dhe ka formën specifike dhe modelet e ribatinave të Electras, do ta dimë se kemi gjetur mbetjet e avionit të Earhart”.

Pjesa më e madhe e teorisë së ALI-së bazohet në kërkimet dhe punën në terren të kryer nga TIGHAR, por drejtori i saj ekzekutiv, Ric Gillespie, nuk është i bindur se studiuesit do ta gjejnë “provën vendimtare”.

“Objekti i dukshëm në imazhet e vjetra satelitore, për të cilin Pettigrew beson se është rrënoja e një avioni, nuk duket si rrënojë avioni”, i tha Gillespie DW-së. “Duket si një pemë e ngordhur pandanus, e shkulur nga një stuhi dhe e nxjerrë në Taraia”.

“Pettigrew mendon se rrënoja nuk duket më sepse është varrosur në llum”, vuri në dukje Gillespie. “Ai nuk ka qenë kurrë në atë vend dhe nuk e kupton se llumi atje është vetëm disa centimetra i thellë”.

Ekipet e TIGHAR kërkuan në të njëjtin vend në vitet 2001 dhe 2007 me detektorë metalesh dhe nuk gjetën asgjë, tregoi ai. Megjithatë, Gillespie mbetet i bindur se Earhart ishte në Nikumaroro.

“Unë mendoj se avioni u fundos menjëherë pasi u përplas mbi skajin e barrierës dhe u bë copë-copë nga dallgët”, ka thënë ai. “Pjesët kryesore përfundimisht u varrosën nga rrëshqitjet e dheut nën ujë... ose u mbuluan nga koralet. Ne kemi gjetur gjithçka që kishte për t’u gjetur”.

Dorothy Cochrane, e cila për më shumë se 35 vjet ka ndjekur përparimin e kërkimeve për Earhart si kuratore në muzeun Smithsonian në Washington, DC, dhe vazhdon ta bëjë këtë edhe pas pensionimit thotë se Earhart vazhdon të magjepsë kaq shumë njerëz “sepse është ‘misteri më i madh i pazgjidhur i shekullit 20 dhe që vazhdon edhe në shekullin 21’”.

Ajo ka një këndvështrim tjetër për atë që ndodhi në vitin 1937. Ajo argumenton se, nëse Earhart ishte pothuajse pa karburant ndërsa ishte ende pranë Howland, do të kishte qenë e pamundur të fluturonte edhe 640 kilometra deri në Nikumaroro. Cochrane thotë gjithashtu se objektet e përmendura si prova të pranisë së një personi të mbijetuar në ishull mund të shpjegohen me vizitorë të tjerë dhe me një vendbanim të vogël që ekzistoi aty për disa vite.

“Unë besoj se Earhart dhe Noonan ndodheshin në afërsi të përgjithshme të Howland Island, bazuar në faktet e fluturimit, por thjesht nuk mundën ta gjenin atë përpara se t’u mbaronte karburanti”, tha ajo.

“Ishulli Howland ishte një pikëz e vogël në dritën e mëngjesit, në një det të pafund”, tha ajo, duke sugjeruar se Earhart nuk mundi të vendoste kontakt radiofonik për ta udhëzuar gjatë kilometrave të fundit drejt destinacionit të saj.

Cochrane beson se Electra ndodhet në shtratin e detit pranë Howland. Të tjerë kanë avancuar këtë teori dhe gjatë viteve të fundit janë kryer disa kërkime në këtë zonë.

Megjithatë, nëse pista e Pettigrew rezulton e suksesshme, ajo do t’i japë fund enigmës gati 90-vjeçare të aviacionit.

(Entnommen von DW)