Një person ka vdekur pasi u aksidentua me motoçikletë.
Sipas Policisë, motoçiklisti u aksidentua me një veturë. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
E dyshuara, shofere e veturës, është arrestuar dhe u dërgua në mbajtje.
“Është raportuar për një aksident trafiku mes një veture me drejtuese të dyshuarën kosovare dhe një motoçiklete me drejtues viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në Spitalin e Prizrenit”, thuhet në raportin e PK-së.