Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
CHRONIK

Eine 21-jährige Frau starb, nachdem sie im Dorf Vlashnje von einem Auto angefahren wurde.

Unfall

Illustration

Një 21-vjeçare ka humbur jetën pasi është goditur nga vetura në fshatin Vlashnje të Prizrenit në mbrëmjen e të mërkurës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka njoftuar për KOHËN se rasti është raportuar rreth orës 20:25. Ndërsa 21-vjeçarja nuk ka arriti t’u mbijetonte lëndimeve të marra nga aksidenti dhe vdiq në Spitalin e Prizrenit. 

I dyshuari që shkaktoi aksidentin është arrestuar. 

“Sot, më datën 16.09.2026, rreth orës 20:25, është raportuar një aksident trafiku në fshatin Vlashnje, në rrugën në drejtim të fshatit Kobaj, në Prizren. Sipas informatave të para, një këmbësore rreth 21 vjeçare është goditur nga një automjet. Si pasojë e aksidentit, e njëjta ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. Rreth orës 21:00, Policia është njoftuar nga Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit se e lënduara nuk ka mundur t’u përballojë plagëve të marra dhe si pasoj ka vdekur. Njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. I dyshuari është arrestuar dhe, në konsultim me prokurorin kujdestar, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, ka njoftuar Bytyqi.