Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
CHRONIK

Drei Polizisten wurden verletzt, nachdem sie von zwei Personen angegriffen wurden, die ihnen Strafzettel ausstellten.

Polizist – Polizei – Verletzung – Festnahme – Mord

Foto: Driton Pacharada

Tre policë kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë trajtim mjekësor pas sulmit që ua bënë dy persona në rrugën “Vëllezërit Qaka” në Kaçanik.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur kur policët po i shqiptonin gjobë trafiku njërit prej të dyshuarve.

Të dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

Vepra e iniciuar është sulm ndaj personit zyrtar dhe pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

“Rr. Vëllezërit Qaka, Kaçanik  02.09.2026 – 20:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se i kanë sulmuar, kanosur zyrtarët policorë dhe penguar derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Ngjarja ka ndodhur derisa policët kanë qenë duke ia shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik njërit prej të dyshuarve. Si pasojë e sulmit nga ana e të dyshuarve tre prej zyrtarëve policorë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit pas intervistimi me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.