Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për t’ia caktuar masën e paraburgimit pesë të dyshuarve G.Z., A.G., L.M., D.G. dhe E.A., të cilët dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Në vend të paraburgimit, gjykata u caktoi masën e ndalimit për t’iu afruar më shumë se 200 metra Komunës së Fushë-Kosovës.
Të pesë të dyshuarit akuzohen për tjetërsimin e një prone me vlerë 1.5 milionë euro.
Sipas gjykatës, ata gjithashtu janë obliguar të paraqiten në stacionin policor.
Kjo masë do t’u llogaritet nga 8 shtatori deri më 8 tetor të këtij viti.
“Mosrespektimi i kësaj mase nga ana e të pandehurve, do të zëvendësohet me masën e paraburgimit”, thuhet në njoftim.