Një grua është raportuar e zhdukur në Ferizaj të dielën.
Sipas raportit policor nga dada 23 shtator ajo nuk është lajmëruar në telefon dhe nuk e ka hapur derën e banesës.
“Më 27.09.2026 është raportuar se viktima femër kosovare nga data e lartcekur nuk është lajmëruar në telefon dhe nuk e hap derën e banesës”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Me vendim të prokurorit thuhet se rasti po vazhdon të hetohet.