Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
CHRONIK

Die Staatsanwaltschaft liefert Einzelheiten zum Doppelmord in Gjilan.

vrasja e dyfishte ne Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan në një komunikatë për media ka dhënë detaje për vrasjen e dyfishtë në Livoç të Ulët në Gjilan të premten.

Në njoftim theksohet se i dyshuari është ndaluar për veprat vrasje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

Komunikata ka dhënë detaje për lidhjet familjare të të dyshuarit me viktimat.

V.R. (38-vjeç) nga Gjilani ka vrarë bashkëshorten N.B. (27-vjeçare) dhe vëllain e saj E.B. (31-vjeçar), ndërsa ka plagosur djalin e xhaxhait të bashkëshortes, M.B. (48-vjeçar).

Prokuroria ka njoftuar se motivi mbetet akoma i panjohur.

Sipas njoftimit, vepra është kryer me armë “Bereta”, me leje të skaduar. Autoritetet kanë kryer kontrolle në tri lokacione të pronave të të pandehurit dhe ka sekuestruar prova materiale.

Prokuroria ka thënë se i pandehuri nuk ka të kaluar kriminale dhe nuk ka pasur ndonjë rast të raportuar për Dhunë në Familje.

Ky institucion është zotuar se do të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ta ndriçuar plotësisht rastin.

Lesen Sie andere Updates
Zwei Tote und ein Verletzter in Gjilan

Bruder und Schwester in Gjilan erschossen, Verdächtiger stellt sich der Polizei

Dy persona janë vrarë e një është plagosur nga të shtënat me armë në Livoç të...