Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
CHRONIK

Die Polizei untersucht drei Todesfälle in Shtime, Prizren und Kamenica

policia

Policia e Kosovës ka raportuar për tri raste të ndara të “Hetimit mbi vdekjen” në Shtime, Prizren dhe Kamenicë, të regjistruara më 6 tetor 2026.

Në Shtime, rreth orës 09:00, një person i gjinisë mashkullore, është gjetur pa shenja jete. Viktima është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Një rast tjetër është raportuar në Prizren, ku një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Vdekja është konstatuar nga mjeku kujdestar, ndërsa rasti është duke u hetuar nga autoritetet.

Ndërkaq, në Kamenicë, më 6 tetor rreth orës 20:36, njësitë përkatëse policore dhe mjeku kompetent kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e një gruaje. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me shkaqet e vdekjeve, ndërsa të tri rastet mbeten nën hetim.