Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
CHRONIK

Eine Person wurde wegen des Verdachts auf Flugticketbetrug festgenommen.

Diaspora am Flughafen

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka mashtruar një familje me bileta për fluturimin Hamburg-Prishtinë dhe anasjelltas. Sipas njoftimit të Policisë, ai u arrestua nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “mashtrim i konsumatorëve”.

Sipas njoftimit, familja kishte paguar 1150 euro për bileta, por nuk ka mundur të fluturonte dhe më pas u detyrua të blinte bileta shtesë 1600 euro.

“Mashtrimi ka ndodhur në atë mënyrë që viktima së bashku me familjen e tij, kishte blerë aviobileta për destinacionin Hamburg–Prishtinë dhe anasjelltas, në vlerë prej 1,150.00 eurosh gjatë muajit korrik 2025. Përkundër pagesës së biletave, personat në fjalë nuk kanë mundur t'i realizojnë fluturimet në asnjërin drejtim. Si pasojë, ata janë detyruar të shfrytëzojnë fluturime të tjera duke blerë biletat përkatëse, veprim ky që u ka shkaktuar një dëm shtesë prej 1,600.00 eurosh”, thuhet në njoftim të Policisë.

Ankesa u bë nga Inspektorati i Tregut më 15 korrik.

Sipas njoftimit, më 28 korrik i dyshuari ishte intervistuar dhe i ishte dhënë kohë për të riparuar dëmin. Por pasi nuk e ka kryer, ai u dërgua në mbajtje sot për 48 orë.