Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
CHRONIK

Alles, was wir über den Mord an der schwangeren Frau in Malisheva wissen – Details von Polizei, Staatsanwaltschaft und UCCK

Malisha

Pamje KTV - Malishevë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Kërvasari të Malishevës, ku një grua 25-vjeçare, shtatzënë në javën e 34-t, ka humbur jetën pas plagosjes me armë zjarri, ndërsa bashkëshorti i saj ka mbetur i plagosur rëndë. Sipas autoriteteve, burri dyshohet se është i përfshirë në rast dhe aktualisht po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në gjendje të rëndë dhe kritike për jetën.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 23:20, kur Policia e Kosovës është njoftuar për të shtëna me armë zjarri dhe persona të plagosur. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku në një dhomë gjumi kanë gjetur çiftin bashkëshortor me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Të dy të plagosurit janë dërguar fillimisht për trajtim mjekësor, ndërsa më pas janë transportuar në QKUK në Prishtinë. Pavarësisht përpjekjeve të ekipeve mjekësore, gruaja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë rreth orës 01:10.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka konfirmuar se viktima ishte shtatzënë 34-javëshe. Ai ka bërë të ditur se ekipet mjekësore kanë ndërmarrë të gjitha masat reanimatore, por plagët kanë qenë fatale. Ndërkohë, bashkëshorti i saj është intubuar dhe është vendosur në respirator, ndërsa gjendja e tij është përshkruar si shumë e rëndë dhe jostabile.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka konfirmuar se personi i dyshuar për vrasjen e gruas është bashkëshorti i saj, i cili gjithashtu ka pësuar plagë nga arma e zjarrit. Sipas të dhënave fillestare të Prokurorisë, viktima ka ndërruar jetë në QKUK si pasojë e plagëve të marra, ndërsa i dyshuari vazhdon të marrë trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori i shtetit dhe njësitë përkatëse policore. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku do të kryhet autopsia.

Komandanti i Stacionit Policor në Malishevë, Nazmi Zogaj, ka deklaruar se arma e dyshuar si mjet i krimit ka qenë me leje. Sipas tij, ajo dyshohet se ishte në pronësi të prindit të të dyshuarit. Policia dhe Prokuroria janë duke zhvilluar hetimet për të përcaktuar saktësisht se si ka ndodhur ngjarja, si dhe për të zbardhur motivin dhe rrethanat që i paraprinë të shtënave.

ebenfalls Murseli: Ich schwöre bei meinen Kindern, dass ich nicht einmal im Auto war, als Liridona getötet wurde. CHRONIK Murseli: Ich schwöre bei meinen Kindern, dass ich nicht einmal im Auto war, als Liridona getötet wurde.

Prokuroria e Shtetit e ka iniciuar rastin për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Autoritetet kanë thënë se hetimet janë në fazën fillestare dhe se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për sigurimin e provave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Familjarët e viktimës kanë njoftuar se varrimi i saj do të bëhet sot, më 24 gusht, në orën 18:00, në varrezat e lagjes Foniqi, në fshatin Llazicë të Malishevës.

Hetimet e Policisë dhe Prokurorisë pritet të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat e kësaj tragjedie, ndërsa gjendja shëndetësore e të dyshuarit vazhdon të jetë kritike.

Lesen Sie andere Updates
Polizeibar

Eine schwangere Frau starb nach einer Schießerei in Malisheva, der Mann befindet sich in ernstem Zustand.

(Aktualisierter Text) – Eine im 34. Schwangerschaftsmonat befindliche Frau ist gestorben und ein Mann wurde verletzt, nachdem…