Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
CHRONIK

Kosovare in Griechenland festgenommen, 324 kg Cannabis beschlagnahmt

Kosovare in Griechenland festgenommen, 324 kg Cannabis beschlagnahmt

Një shtetas i Kosovës dhe një person nga Maqedonia e Veriut janë kapur të shtunën në Selanik nën dyshimin për transport droge.

Siç kanë bërë të ditur autoritetet greke, bëhet fjalë për grup që transportonte sasi të mëdha të kanabisit nga Shqipëria drejt Turqisë, nëpërmjet Greqisë. Gjatë operacionit, policia ka gjetur dhe sekuestruar 324 kilogramë kanabis.

E siç ka njoftuar Prokuroria Speciale, ky institucion dhe Policia e Kosovës kontribuuan në këtë arrestim.

Të arrestuarit janë 58 dhe 43-vjeçarë. Sipas Prokurorisë Speciale të Kosovës, i arrestuari shtetas i Kosovës është A.G..

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton se në kuadër të një hetimi disamujor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar me autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe të Greqisë, në Selanik, autoritetet e Greqisë, kanë ndërmarrë veprime konkrete që kanë rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për trafikim me narkotikë”, thuhet në njoftim të Prokurorisë.

ebenfalls Verdächtiger nach Schießerei in Istog festgenommen; postete während der Flucht auf TikTok CHRONIK Verdächtiger nach Schießerei in Istog festgenommen; postete während der Flucht auf TikTok

Prokuroria dhe Policia kanë thënë se në aksionin ndërkombëtar kanë ndihmuar me veprimet hetimore dhe shkëmbim të informacionit me autoritetet partnere.

Greqia nuk e njeh Kosovën si shtet.