Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
CHRONIK

Die in Merdar wegen Spionage verhaftete Person steht im Verdacht, mit der BIA zusammenzuarbeiten.

Merdar arrestim

Shtetasi i Kosovës, F.S., i cili u arrestua sot në Merdar, dyshohet se ka bashkëpunuar me Agjencinë Serbe të Inteligjencës (BIA) për një periudhë të gjatë dhe ka mbajtur kontakte me zyrtarin e saj, Zelmir Matoviq, ka raportuar me burime Radiotelevizioni i Kosovës (RTK).

Sipas raportimit të tyre, i dyshuari punonte si arsimtar në shkollën serbe “9 Maji” në Rapçë të Dragashit dhe më herët ka qenë i angazhuar në Këshillin Konsultativ për Komunitete pranë Zyrës së Presidentes.

Po ashtu, siç raporton RTK-ja, dyshohet se ai është marrë edhe me ndërmjetësimin për prona dhe dokumente serbe dhe se është angazhuar në grumbullimin e votave për mbështetësit e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

KOHA ka kontaktuar me Prokurorinë Speciale për t’i konfirmuar këto informacione. Sapo të ketë përgjigje, artikulli do të përditësohet. 

Lesen Sie andere Updates
Spionage

Ein Verdächtiger wird wegen Spionage festgenommen

Një shtetas i Kosovës, F.S., është arrestuar për “Spiunazh” me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës...