---
description: Prokuroria Themelore në Prishtinë ka zgjeruar hetimet edhe ndaj drejtorit të shkollës fillore “Pavarësia” në Prishtinë.“Betimi për Drejtësi” ka publikuar një vi
title: Hetohet edhe drejtori i shkollës “Pavarësia” për dhunë ndaj nxënësit
image: https://resources.koha.net/images/2026/February/09/80a0b219-45b5-4dca-bd7d-3f8a2d7b49c2.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Kronikë

# Hetohet edhe drejtori i shkollës “Pavarësia” për dhunë ndaj nxënësit

![Shkolla Pavaresia](https://resources.koha.net/images/2026/February/09/80a0b219-45b5-4dca-bd7d-3f8a2d7b49c2.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 12 shkurt 2026 18:52
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- 12 shkurt 2026 18:52
- Shpërndaje në:

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka zgjeruar hetimet edhe ndaj drejtorit të shkollës fillore “Pavarësia” në Prishtinë.

“Betimi për Drejtësi” ka publikuar një video ku shihet drejtori i shkollës duke e goditur nxënësin. 

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinë, Kaltrina Shala, ka konfirmuar për “KOHËN” se kanë nisur hetimet. 

“Ju njoftojmë se lidhur me dhunën ndaj nxënësit, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka zgjeruar hetime edhe ndaj drejtorit të shkollës ‘Pavarësia’. Hetimet ndaj tij zhvillohen në drejtim të veprës penale ‘keqtrajtim i detyrës zyrtare’”, ka njoftuar Shala. 

Një mësues u ndalua nga Policia të hënën për dhunë ndaj nxënësit. Atij të mërkurën i është caktuar masa e paraqitjes në stacion policor. 

Psikologu i shkollës Nazmi Mahmuti kishte thënë se ndaj mësuesit fillimisht kishin ushtruar dhunë dhjetë nxënës. E të martën mësimdhënësit e shkollës bojkotuan dy orët e para të mësimit duke protestuar për dhunën ndaj tyre. 

[Edhe ![Nisin hetimet ndaj njërit prej nxënësve të përfshirë në rrahjen me mësimdhënësin](https://resources.koha.net/images/2026/February/11/def84f46-f2ea-46c8-af96-8f3bd9b8be84.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 11 shk 2026 Nisin hetimet ndaj njërit prej nxënësve të përfshirë në rrahjen me mësimdhënësin](https://www.koha.net/kronike/nisin-hetimet-ndaj-njerit-prej-nxenesve-te-perfshire-ne-rrahjen-me-mesimdhenesin)

Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Samir Shahini, ka thënë se është në pritje të një raporti të detajuar nga drejtoria e shkollës për të ndërmarrë masa.

“Ende nuk kemi masa duke qenë se raporti është në pritje të vjen nga drejtoria e shkollës. E rëndësishme është që aktualisht mësimdhënësin nuk e kemi fizikisht në shkollë. Edhe po të ishte i lirë nga institucionet e drejtësisë, i njëjti do të qëndronte larg procesit mësimor në suspendim të menjëhershëm derisa të qartësohen rrethanat”, ka thënë Shahini.

 

[#dhuna ne shkolla](https://www.koha.net/tag/dhuna-ne-shkolla) [#shkolla pavaresia](https://www.koha.net/tag/shkolla-pavaresia)

Artikuj të ngjashëm

- [![Mësuesit të dyshuar për dhunë në shkollë i caktohet masa e paraqitjes në stacion policor](https://resources.koha.net/images/2026/February/11/def84f46-f2ea-46c8-af96-8f3bd9b8be84.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 11 shk 2026 Mësuesit të dyshuar për dhunë në shkollë i caktohet masa e paraqitjes në stacion policor](https://www.koha.net/kronike/mesuesit-te-dyshuar-per-dhune-ne-shkolle-i-caktohet-masa-e-paraqitjes-ne-stacion-policor)
- [![Mësimdhënësit në “Pavarësia” kërkojnë mbrojtje nga nxënësit, pas arrestimit të kolegut](https://resources.koha.net/images/2026/February/10/bcc2dadb-9e28-46fd-916b-7dd7050adf57.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 10 shk 2026 Mësimdhënësit në “Pavarësia” kërkojnë mbrojtje nga nxënësit, pas arrestimit të kolegut](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/mesimdhenesit-ne-pavaresia-kerkojne-mbrojtje-nga-nxenesit-pas-arrestimit-te-kolegut)
- [![Të martën protestë dyorëshe në shkollën fillore “Pavarësia”](https://resources.koha.net/images/2026/February/09/80a0b219-45b5-4dca-bd7d-3f8a2d7b49c2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 9 shk 2026 Të martën protestë dyorëshe në shkollën fillore “Pavarësia”](https://www.koha.net/arberi/te-marten-proteste-dyoreshe-ne-shkollen-fillore-pavaresia)
- [![Psikologu i shkollës “Pavarësia” thotë se mësimdhënësi i ndaluar u sulmua nga dhjetë nxënës](https://resources.koha.net/images/2026/February/09/08dc028a-2802-474b-aa14-d9d2e4a7514a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 9 shk 2026 Psikologu i shkollës “Pavarësia” thotë se mësimdhënësi i ndaluar u sulmua nga dhjetë nxënës](https://www.koha.net/kronike/ndalohet-mesimdhenesi-i-shkolles-pavaresia-pas-konfliktit-fizik-me-nxenesin)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Arbëri.]() [Palokaj: Deklaratat e Von der Leyenit për Specialen ishin përgatitur me kujdes](https://www.koha.net/arberi/palokaj-deklaratat-e-von-der-leyenit-per-specialen-ishin-pergatitur-me-kujdes)

[Futboll.]() [Ku është Adnan Januzaj?](https://www.koha.net/futboll/ku-eshte-adnan-januzaj)

[Arbëri.]() [Tensione në fund të protestës](https://www.koha.net/arberi/tensione-ne-fund-te-protestes)

[Arbëri.]() [Mavraj: Çlirimtarët tanë në Hagë janë pengje](https://www.koha.net/arberi/mavraj-clirimtaret-tane-ne-hage-po-mbahen-si-pengje)

[Arbëri.]() [Djali i Xhavit Hazirit i drejtohet rinisë: Hallall iu qoftë gjaku i babait tim](https://www.koha.net/arberi/djali-i-xhavit-hazirit-i-drejtohet-rinise-hallall-iu-qofte-gjaku-i-babait-tim)

[Futboll.]() [Edhe PSG-ja akuzohet për çështje financiare, përfshihet Infantino](https://www.koha.net/futboll/edhe-psg-ja-akuzohet-per-ceshtje-financiare-perfshihet-infantino)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Hetohet edhe drejtori i shkollës “Pavarësia” për dhunë ndaj nxënësit","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/kronike/hetohet-edhe-drejtori-i-shkolles-pavaresia-per-dhune-ndaj-nxenesit","datePublished":"2026-02-12T18:52:47+01:00","dateModified":"2026-07-11T12:50:04+02:00","articleSection":"Kronikë","wordCount":291,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Prokuroria Themelore në Prishtinë ka zgjeruar hetimet edhe ndaj drejtorit të shkollës fillore “Pavarësia” në Prishtinë.“Betimi për Drejtësi” ka publikuar një vi","url":"https://www.koha.net/kronike/hetohet-edhe-drejtori-i-shkolles-pavaresia-per-dhune-ndaj-nxenesit","keywords":"dhuna ne shkolla, shkolla pavaresia","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/February/09/80a0b219-45b5-4dca-bd7d-3f8a2d7b49c2.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
