Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
CHRONIK

Verdacht auf Missbrauch bei der Führerscheinprüfung, Kommunikationsgeräte beschlagnahmt

Kosovo-Polizei

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë dërguar katër persona në mbajtje e janë sekuestruar pajisje komunikuese lidhur me dyshime për keqpërdorim gjatë testit për patentë shofer. 

Drejtoria e Policisë në rajonin e Mitrovicës së Jugut ka marrë veprimet hetimore lidhur me rastin. 

“Hetimet, të cilat kanë filluar në bazë të informacioneve të pranuara, kanë rezultuar me sigurimin e provave dhe informacioneve që ngrenë dyshime të arsyeshme se persona të caktuar, në bashkëveprim, kanë përdorur pajisje të ndryshme telekomunikuese dhe teknologjike për t’iu mundësuar kandidatëve marrjen e përgjigjeve nga distanca gjatë testimit. Në kuadër të zhvillimit të mëtejmë të hetimeve, më 31 gusht 2026, Policia e Kosovës ka pranuar informacione lidhur me dyshimin se disa kandidatë do të hynin në testin me shkrim për patentë shofer duke përdorur pajisje të komunikimit”, ka njoftuar Policia e Kosovës. 

Policia ka bërë të ditur se është ndaluar një automjet dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar pajisje që dyshohet se janë përdorur gjatë testimit. Po ashtu është bërë bastisje edhe në dy lokacione, por nuk janë gjetur sende të dyshuara. 

“Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar: pajisje të komunikimit, vendosura tek të dy nga te dyshuarit; dhe katër telefona mobilë. Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, katër nga personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person është liruar dhe rasti ndaj tij do të procedohet në procedurë të rregullt. Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë veprime të mëtejme hetimore me qëllim të dokumentimit të plotë të rastit dhe identifikimit të të gjithë personave të mundshëm të përfshirë. Rasti mbetet nën hetim në Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Mitrovicë-Jug”, ka njoftuar Policia e Kosovës.