Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
CHRONIK

Der Zoll beschlagnahmt in Han i Elezit nicht deklarierte Waren in einem Bus.

Zollbehörde

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë ndaluar për kontroll një autobus që udhëtonte nga Turqia drejt Kosovës, në Pikën e Kalimit Kufitar në Han të Elezit, ku janë zbuluar mallra të padeklaruara dhe shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.

Sipas njoftimit të Doganës, gjatë kontrollit të bagazhit dhe hapësirave të brendshme të autobusit, zyrtarët kanë zbuluar mallrat në pjesën e korridorit të automjetit.

Para kontrollit, udhëtarët dhe shoferi janë pyetur nëse kishin mallra apo mjete monetare për të deklaruar pranë autoriteteve doganore, por ata nuk kanë deklaruar asnjë mall apo mjet monetar.

Mallrat e zbuluara janë ndaluar, ndërsa rasti do të trajtohet në përputhje me procedurat administrative dhe legjislacionin në fuqi.