Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
CHRONIK

Der kosovarische Zoll entdeckt in einem Lastkahn in Ferizaj nicht deklarierte Munition.

Zoll - Munition

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se në Zyrën e Brendshme Doganore në Ferizaj, gjatë procedurave të zhdoganimit të mallit të një mauneje, janë gjetur dy kuti municion, gjithsej 20 copë. 

“Gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe mallrave, zyrtarët doganorë kanë identifikuar një faturë që lidhej me një armë të ftohtë (pushkë), çka ka ngritur dyshime për praninë e mundshme të artikujve të tjerë të ndërlidhur me armë. Bazuar në këto dyshime, zyrtarët doganorë kanë zgjeruar kontrollin edhe në kabinën e maunes dhe në sendet personale të shoferit. Gjatë kontrollit të çantës personale janë gjetur dy kuti me municion, gjithsej 20 copë. Rasti është proceduar më tej në përputhje me kompetencat ligjore dhe procedurat përkatëse”, thuhet në njoftimin e Doganës. 

E në një rast tjetër, në pikëkalimin kufitar në Merdar është ndaluar një veturë me targa të Serbisë. 

E gjatë kontrollit janë zbuluar mjete monetare të padeklaruara në vlerë rreth 17 mijë euro (683 mijë dinarë dhe 11 mijë e 570 euro). 

“Rasti është proceduar më tej, në përputhje me procedurat administrative dhe legjislacionin në fuqi, për ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm”, thuhet nga Dogana.