Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se ka kanosur një gazetar.
Sipas raportit të Policisë, rasti është raportuar të ketë ndodhur të hënën rreth orës 19:27.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Rasti është iniciuar si “Kanosje”.