Persë persona janë lënduar në një aksident trafiku i cili ka ndodhur sonte në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ku janë përfshirë katër automjete.
Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Sheremet Elezaj. Sipas tij, aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:40.
“Rreth orës 19:40, në rrugën ‘Ibrahim Mazreku’ në Malishevë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë katër automjete”, ka deklaruar Elezaj.
Sipas zëdhënësit të Policisë, njëri prej automjeteve ka dalë jashtë rrugës dhe ka goditur një zyrtar policor, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Përveç zyrtarit policor, për trajtim mjekësor janë dërguar edhe katër persona të tjerë.
Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
-
Merdar, über 63 nicht deklarierte Euro wurden in einem Bus auf der Fahrt von Deutschland nach Kosovo entdeckt.
-
Ein 43-jähriger Mann aus dem Kosovo, der von Spanien international gesucht wurde, ist in Rinas festgenommen worden.
-
Die Staatsanwaltschaft beantragt Untersuchungshaft für den Verdächtigen im Istog-Anschlag
-
Erneut ein Brand in Südalbanien: Flammen zerstören Ferienort an der Straße Saranda-Syri i Kaltër
-
Ein Mann und eine Frau geraten in Pristina in Streit, sie werden im Rahmen eines regulären Verfahrens freigelassen.