Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Säulen

Wir haben nichts zu sagen.

Nëse akuza e përhershme e VV-së ka qenë se pushtetet e mëhershme e kanë shkatërruar Kosovën gjatë 20 vjetëve, atëherë çka, pos veriut, ka ndodhur në këto 6 vjet e që mbahet mend si përparim e ndryshim radikal në Kosovë? E di që do të gjenden militantë që do të paraqesin lista të gjata suksesesh – por esenca mbetet kjo që është: secili vit pas pandemisë është dëshmuar të jetë edhe më i rëndë edhe më i keq se ai parapraku, kur flasim në terma ekonomikë. Do të doja të shihja listë përmirësimi kushtesh jetese, e që nuk i përfshin subvencionet zgjedhore për këtë apo atë kategori, pra shpenzimin pa kandar të parave të gatshme

U mbajt një takim i gjatë mes Kurtit dhe Abdixhikut dhe u bisedua, me gjasë edhe për emra kandidatësh për kryetar shteti. Takimi prej tre orësh përfundoi me nga një deklaratë nga secili kryetar partie dhe iu qitën edhe tri pika në fund, për të na treguar se telenovela vazhdon.

Derisa po ndodhte takimi në Kuvend, mysafir te Donika në “60 Minuta” ishte deputeti i VV-së, Blerim Gashi. Ashtu siç edhe ndodh sa herë ftohen deputetët në intervista, me automatizëm e fajësojnë për ngërçin politik atë palën tjetër.

Edhe Gashi nuk qe përjashtimi. E akuzoi opozitën për krejt bllokadat nëpër të cilat ka kaluar Kosova qe sa muaj, por kur u pyet se përse zvarritet kaq shumë i gjithë procesi që përfshin edhe bisedat mes Kurtit dhe Abdixhikut, qe i sinqertë dhe tha: “Nuk e kemi gjâ me gutë” – demek pse të nxitojmë meqë e kemi të gjithë kohën e botës.

Dhe natyrshëm, nuk është “me gutë” për shkak se strategjia shihet prej aeroplanit: të sigurohet 27 dhjetori si datë e zgjedhjeve, po qe se nuk arrihet te emri konsensual për kryetar/e shteti.

* * *

ebenfalls Säulen Im Einklang mit dem Tempo

Por s’ishte kjo ajo që ma vrau veshin në këtë intervistë.

Ishte një e vërtetë tjetër, me gjasë, që e tha kur u pyet nëse në takimin mes Kurtit e Abdixhikut kishte emra që diskutoheshin, për ç’gjë tha po, ani që shtoi se nuk donte të spekulonte. Por kur u pyet nëse emrat ishin diskutuar brenda GP të VV-së, tekstualisht u përgjigj me sa vijon:

“ - Jo, sepse mendoj se në logjikën e shëndoshë politike, lideri politik e ka mandatin, e ka legjitimitetin që ta ketë edhe forcën politike dhe besimin politik që të udhëheqë vetë me procesin e negociatave.”

- Ia keni besuar Kurtit këdo që e propozon në tavolinën e dialogut si GP, si VV?

- Me faktin se jemi në VV është dashur t’ia besonim Kurtit...

- A është dashur të diskutohen këta emra brenda LVV-së, a mund të ketë kundërshtime...

- Nëse konsideroni se është dashur, ajo është çështja juaj, me gjithë respektin. Ne kemi menduar që i gjithë procesi, duke i përfshirë edhe emrat e përveçëm apo edhe parimet mbi të cilat duhet të shkohet në negociata, kur ta kesh dikë për lider, kur ta kesh dikë për kryetar, ti i beson 100%”.

E pra, kur flitet për zgjedhjen e një kandidati konsensual, sipas këtij deputeti, del se në VV ka konsensus që emri të dalë si propozim i liderit, e jo edhe i partisë. Nëse kjo që është cituar më lart është njëmend kështu, atëherë kjo flet shumë keq për demokracinë brenda kësaj partie politike. Në atë rast shtrohet pyetja, çka të duhet Këshilli Drejtues, çka të duhet Grupi Parlamentar, nëse krejt vendimet mund t’i marrë një njeri?

Sipas kësaj që u citua më lart, del se këta deputetë nuk funksionojnë sipas nenit të Kushtetutës, që e përcakton se mandati i deputetit është i deputetit, dhe se mund të disponojë me votën në interesin më të mirë të qytetarit. Këtu mandati po del të jetë i liderit, “për shkak se i beson 100%”.

Kësi mandatesh kemi pasur edhe para lufte e edhe pas çlirimit - dhe në fund pasojat e besimit 100% i kemi hëngër ne, qytetarët.

* * *

Kur e dëgjova deputetin ta përmendte fjalën “gutë” mu kujtua “Ue Ue Show” dhe lista e shërbimeve që i ofronin para nja 10-12 vjetësh, e njëra nga to ishte “gutum breshka”.

E arena politike e Kosovës është bërë pikërisht një vend ku janë mbledhur një grumbull breshkash që sillen me lëvizje të natyrshme zvarranikësh, me synimin për të arritur deri te zgjedhjet – sepse nuk shihet të ketë gatishmëri nga asnjëra palë që të hyhet në sallë plenare, të sigurohet kuorumi dhe të zgjidhet kryetari/kryetarja i/e shtetit.

Do të thotë kemi mbetur peng të strategjive të kota, që më së paku i bëjnë mirë Kosovës. Sa më shumë paqartësi institucionale, aq më shumë kaos e ngecje, sidomos në aspektin financiar e ekonomik.

Dhe mos ta përmendin më rritjen ekonomike prej 4%, se nuk mbërrijmë larg me të.

Katër për qind rritje në varfëri nuk tregojnë për zhvillim të hovshëm. Tregojnë për një ekonomi të varfër, me deficit tregtar shumë të lartë dhe me përherë më pak fuqi punëtore që do të donte të angazhohej për një rrogë që, e dimë, nuk mjafton për përmbushjen e nevojave bazike.

ebenfalls Säulen Die Brücken erneut lesen

Ky është problemi më i madh që ka Kosova tash – dhe kjo nuk është krizë artificiale. Është krizë përnjëmend. Krizë që do të ishte edhe shumë më e thelluar po të mos ishte diaspora dhe paratë e saj që e kapin vlerën e 25% të buxhetit të Kosovës, a më shumë.

E problemi është se kjo qeveri, në detyrë, pjesën më të madhe të kohës në dy vjetët e fundit, nuk e ka as idenë më të vogël se çka duhet bërë që Kosova të zhvillohet ekonomikisht. Nuk e ka – dhe këtë e ka dëshmuar në gjashtë vjet qeverisjeje.

Nëse akuza e përhershme e VV-së ka qenë se pushtetet e mëhershme e kanë shkatërruar Kosovën gjatë 20 vjetëve, atëherë çka, pos veriut, ka ndodhur në këta 6 vjet e që mbahet mend si përparim e ndryshim radikal në Kosovë?

E di që do të gjenden militantë që do të paraqesin lista të gjata suksesesh – por esenca mbetet kjo që është: secili vit pas pandemisë është dëshmuar të jetë edhe më i rëndë edhe më i keq se ai parapraku, kur flasim në terma ekonomikë.

Do të doja të shihja listë përmirësimi kushtesh jetese, e që nuk i përfshin subvencionet zgjedhore për këtë apo atë kategori, pra shpenzimin pa kandar të parave të gatshme.

* * *

Pra, suksesi më i madh i këtij pushteti, veriu, sërish qe tema edhe javën që e lëmë pas.

Fillimisht, lajmi nga lokacioni ku janë gjetur varrezat masive qe se janë gjetur mbetjet mortore të 23 personave, për të cilët dihet se janë marrë e zhdukur nga Mitrovica gjatë kohës së bombardimit. Tash do të vijojë procedura e identifikimit dhe në fund emrat e tyre do të kalojnë nga lista e të zhdukurve në atë të vrarëve me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Më pas, punimet në zonën ku janë zbuluar varrezat masive sollën edhe zbulimin e një arsenali të madh armësh e pajisjesh të identifikueshme me emblema serbe e shkronja cirilike.

Disa syresh dukeshin të vjetra e plot të tjera dukeshin sikur të kishin dalë nga dyqani. Operacionet dhe kontrollet në 48 lokacione rezultuan me zënien e 72 copë armëve, 2 mitraloza, 11 armë të gjata AK-47, 22 armë të gjata të llojeve të ndryshme, 27 pushkë të gjuetisë, 90 armë të shkurtra, pistoleta të ndryshme, 7 mjete shpërthyese, 7 granata dore, 2 detonatorë, pjesë plastike për paketimin e granatave, 4.831 municione të kalibrave të ndryshëm me mjete piroteknike, pjesë metalike të mjeteve shpërthyese, pjesë të armëve, karikatorë, pajisje tjera ushtarake... E kushedi edhe sa armë të tjera janë të shpërndara gjithandej e që ende nuk janë zbuluar.

Lajmi i fundit u lidh për largimin e KFOR-it nga Ura e Ibrit (dhe po e shkruaj me të madhe, për shkak se u bë temë e madhe, saqë mbërriti në tavolinën e negociatave) dhe marrjen nën kontroll të saj nga Policia e Kosovës. Ura ende nuk u hap për qarkullimin e veturave, por gjasat janë që edhe kjo punë do të ndodhë së shpejti. Sepse mbajtja e urës së mbyllur me dekada me siguri nuk i ka shërbyer arsyes se përse ndërtohen urat: pos që e shkurtojnë rrugën e mundësojnë edhe afrimin e njerëzve nga të dyja anët e saj.

U desh të shpenzoheshin tre milionë euro për ndërtimin e urave të reja, që pas një çerekshekulli të rihapej kjo, pa pengesa betoni a saksi bimësh.

* * *

Shumë mirë që gjërat nisën të ndryshonin në veri. Shumë mirë që është shtrirë sovraniteti, me gjithë telashet që mund të ndodhin atje, për shkak se fqinjit verior nuk i besohet.

Por, veriu nuk hahet e as nuk ka ngopur barkun. As nuk t’i zgjidhë problemet – se nga të prekësh të gufojnë: nëse nuk është rryma, atëherë është çmimorja e panegociuar e librave, thuajse viti shkollor vjen befas dhe pa plan; e nëse s’janë librat, është mungesa kronike e barnave nga lista esenciale; e nëse nuk janë barnat, atëherë janë banderolat e tyre; e nëse nuk janë banderolat, është bërlloku që na ka kapluar ngado që sillemi; e nëse s’është bërlloku, atëherë është shkelja e përhershme e vendimeve gjyqësore pa asnjë pardon e pa asnjë dallim në një shtet edhe ashtu me telashe të mëdha në gjyqësi, ku lëndët gjyqësore mund të zgjasin edhe përtej një dekade...

ebenfalls Säulen Die EU hat den Kosovo-Serbien-Dialog in einen neuen Status quo versetzt.

Dhe kështu është kur nuk e kemi gjâ me gutë. Ani që koha që ik, si me gutë si pa gutë, nuk kthehet më.

[E-Mail geschützt]