---
description: Riola Xhemaili do të paraqitet nga minuta e parë te Zvicra në hapje të Evropianit. Zvicra nga ora 21:00 luan ndaj Norvegjisë. Zvicra është nikoqire e Evropianit
title: Zvicra dëshpëron në hapje të Evropianit që e organizon vet
image: https://resources.koha.net/images/2025/July/02/7b006e07-9b8d-45e1-af95-ea6dc519dc9e.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# Zvicra dëshpëron në hapje të Evropianit që e organizon vet

![Zvicra](https://resources.koha.net/images/2025/July/02/7b006e07-9b8d-45e1-af95-ea6dc519dc9e.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Associated Press

- 2 korrik 2025 19:58
- Shpërndaje në:

- 2 korrik 2025 19:58
- Shpërndaje në:

Futbollistet e Zvicrës kanë pësuar disfatë në ndeshjen e parë të Evropianit që e organizojnë vet. Zvicra të mërkurën mbrëma humbi nga Norvegjia me rezultat, 2:1. 

Ndeshja Zvicër – Norvegji u zhvillua të mërkurën mbrëma në Basel. I takoi Grupit A. Ceremonia hapëse e Evropianit ishte e jashtëzakonshme. Ishte festë e madhe, por në fund të ndeshjes pati zhgënjim për zviceranet.

Zvicra e mbylli me epërsi 1:0 pjesën e parë. Në minutën e 28-të, Nadine Riesen shënoi për 1:0. Por brenda katër minutave në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 54-t dhe 58-të, Norvegjia shënoi dy gola për ta fituar ndeshjen ndaj “helvetikeve”. Golin e barazimit e shënoi Ada Hagerberg. Fitoren norvegjezet e siguruan me autogolin e Julia Stierlit.

Hegerberg e Norvegjisë kishte rastin ta shënonte edhe golin e dytë personal. Por në minutën e 70-të humbi penallti.

Riola Xhemaili luajti nga fillimi për Zvicrën, ndërsa u zëvendësua në minutën e 63-të. 

Ndeshjen e dytë, zviceranet e zhvillojnë të dielën ndaj Islandës. Të dielën luhet edhe ndeshja Norvegji – Finlandë.

---

**Zvicra publikon formacionin, Xhemaili startuese**

[Edhe ![Xhemaili beson në kthim të fuqishëm të Zvicrës](https://resources.koha.net/images/2025/July/03/ae1ca874-c60b-4171-afe8-6fb5d49c50ce.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 3 kor 2025 Xhemaili beson në kthim të fuqishëm të Zvicrës](https://www.koha.net/futboll/xhemaili-beson-ne-kthim-te-fuqishem-te-zvicres)

Riola Xhemaili do të paraqitet nga minuta e parë te Zvicra në hapje të Evropianit. Zvicra nga ora 21:00 luan ndaj Norvegjisë. 

Zvicra është nikoqire e Evropianit.

Ndeshja Zvicër - Norvegji luhet në Basel.

[#Riola Xhemaili](https://www.koha.net/tag/riola-xhemaili) [#Zvicra](https://www.koha.net/tag/zvicra) [#evropiani](https://www.koha.net/tag/evropiani) [#Norvegjia](https://www.koha.net/tag/norvegjia)

Artikuj të ngjashëm

- [![Xhemaili dërgon Zvicrën në çerekfinale të Evropianit](https://resources.koha.net/images/2025/July/10/220c1f73-9693-4a7d-80f9-11e86edf6a09.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 10 kor 2025 Xhemaili dërgon Zvicrën në çerekfinale të Evropianit](https://www.koha.net/futboll/xhemaili-dergon-zvicren-ne-cerekfinale-te-evropianit)
- [![Xhemaili shkëlqen me Zvicrën](https://resources.koha.net/images/2025/June/26/9622362f-25b5-4270-b6f3-faa74a5d435c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 26 qer 2025 Xhemaili shkëlqen me Zvicrën](https://www.koha.net/futboll/xhemaili-shkelqen-me-zvicren)
- [![Xhemaili i shënon dy gola në fitoren e Zvicrës ndaj Izraelit](https://resources.koha.net/images/2026/October/09/c8a84561-5e6c-4696-a35c-403e795b1cd8.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 9 tet 2026 Xhemaili i shënon dy gola në fitoren e Zvicrës ndaj Izraelit](https://www.koha.net/futboll/xhemaili-i-shenon-dy-gola-ne-fitoren-e-zvicres-ndaj-izraelit)
- [![Xhemaili shënon dy gola në fitoren e Zvicrës](https://resources.koha.net/images/2026/January/04/411942ff-cb63-477b-bef9-a87f5788c2c7.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 5 qer 2026 Xhemaili shënon dy gola në fitoren e Zvicrës](https://www.koha.net/futboll/xhemaili-shenon-dy-gola-ne-fitoren-e-zvicres)

[Showbiz.]() [“Ebenezer”, një histori gotike e frymëzuar nga Charles Dickens](https://www.koha.net/showbiz/ebenezer-nje-histori-gotike-e-frymezuar-nga-charles-dickens)

[Showbiz.]() [Filipinet fitojnë edicionin e parë të “Eurovisionit” të Azisë](https://www.koha.net/showbiz/filipinet-fitojne-edicionin-e-pare-te-eurovisionit-te-azise)

[Futboll.]() [Kosova U19 mposhtet edhe nga Skocia](https://www.koha.net/futboll/kosova-u19-mposhtet-edhe-nga-skocia)

[Futboll.]() [Portugalia deklasohet në ndeshjen e parë pas pensionimit të Ronaldos](https://www.koha.net/futboll/portugalia-deklasohet-ne-ndeshjen-e-pare-pas-pensionimit-te-ronaldos)

[Futboll.]() [Austria ngjitet në Ligën A, Kosova e Irlanda luftojnë për vendin e dytë](https://www.koha.net/futboll/austria-ngjitet-ne-ligen-a-kosova-e-irlanda-luftojne-per-vendin-e-dyte)

[Botë.]() [Zelensky: SHBA-ja propozoi tërheqjen e Ukrainës nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO](https://www.koha.net/bote/zelensky-shba-ja-propozoi-terheqjen-e-ukraines-nga-donbasi-ne-kembim-te-anetaresimit-ne-nato)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Zvicra dëshpëron në hapje të Evropianit që e organizon vet","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/zvicra-publikon-formacionin-xhemaili-startuese","datePublished":"2025-07-02T19:58:10+02:00","dateModified":"2026-07-11T08:15:07+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":240,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Riola Xhemaili do të paraqitet nga minuta e parë te Zvicra në hapje të Evropianit. Zvicra nga ora 21:00 luan ndaj Norvegjisë. Zvicra është nikoqire e Evropianit","url":"https://www.koha.net/futboll/zvicra-publikon-formacionin-xhemaili-startuese","keywords":"Riola Xhemaili, Zvicra, evropiani, Norvegjia","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/July/02/7b006e07-9b8d-45e1-af95-ea6dc519dc9e.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
