Përfaqësuesja e Zvicrës ka shënuar fitore ndaj Sllovenisë me rezultatin 2:1.
Ndeshja e zhvilluar të shtuënën mbrëma i takoi Grupit B1 të Ligës së Kombeve.
Zan Vipotnik e kaloi në epërsi Slloveninë në minutën e dytë.
Tetë minuta më pas, Zvicra i barazoi shifrat në 1:1 me autogolin që e shënoi Erik Janza.
Golin e fitores 2:1 për Zvicrën e shënoi Dan Ndoye në minutën e 38-të.
Ardon Jashari e kompletoi ndeshjen te Zvicra, kurse Adrian Bajrami në lojë u inkuadrua në minutën e 87-të.
Zvicra është lidere me nëntë pikë. Sllovenia është në pozitën e dytë me katër pikë.