Zvicra me fitoren e katërt i afrohet kalimit në Ligën A të Ligës së Kombeve.
Zvicra mposhti Maqedoninë e Veriut me rezultat 3:0 të martën mbrëma, në kuadër të Grupi B1 të Ligës së Kombeve.
Fabian Rieder, Johan Manzambi dhe Dan Ndoye shënuan golat për helvetikët.
Ardon Jashari luajti në pjesën e dytë te Zvicra, kurse Adrian Bajrami mbeti në stol. Për Maqedoninë e Veriut luajtën Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Enis Bardhi.
Zvicra është në vendin e parë me 12 pikë. Sllovenia e dyta me shtatë pikë, Skocia me katër pikë e treta dhe Maqedonia e Veriut pa pikë në vendin e fundit.