“Fisnik Asllani nuk është më më planet e Borussia Dortmundit! Mendoni sërish”, ka shkruar “Bild” të enjten.
Sipas burimeve të gazetës së madhe gjermane, sulmuesi i Hoffenheimit është ende pjesë e planeve të Dortmundit. Në rrethana të caktuara, transferimi mund të realizohet në ditët e fundit të afatit kalimtar.
Në Gjermani afati kalimtar veror përfundon më 1 shtator në ora 20:00.
Asllanit i dështoi në momentet e fundit transferimi te Leipzigu. Ai është kthyer në stërvitje te Hoffenheimi dhe fillimisht pritej të qëndronte në këtë skuadër. Por “Bild” tashmë ka aktualizuar kalimin eventual të yllit të Kosovës te klubi i madh gjerman.
Ähnliche Artikel