Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Zhegrova sucht die Kontinuität, die ihr seit 2024 fehlt.

Edon Zhegrova

Edon Zhegrova nuk kishte qenë i përfshirë me gol apo asistim në një ndeshje për 658 ditë. Tani synon vazhdimësinë që i mungon prej shtatorit të vitit 2024. 

Ai kishte 23 paraqitje rresht pa shënuar apo asistuar, por në fundjavën e kaluar shpërtheu te Juventusi me dy gola. Ndonëse shënoi dy herë me lëvizje shumë të mira, golat e Zhegrovës nuk i mjaftuan Juventusit. Juventusi u mposht 3:2 në udhëtim te Sassuolo. 

Ndeshjen e radhës, Juventusi do ta ketë në Serie A të dielën nga ora 18:00 ndaj Atalantas. 

Sipas statistikave të “Optas”, Zhegrova nuk ka shënuar gola në dy ndeshje rresht qëkur ishte pjesë e Lillet. Me Lillen kishte shënuar gol më 28 gusht ndaj Slavia Pragës dhe më 1 shtator ndaj Paris Saint-Germainit.