Besfort Zeneli e ka regjistruar asistimin e katërt në pesë ndeshjet e fundit, ku ka kontribuuar edhe me dy gola për skuadrën belge Royale Union.
Royale Unioni fitoi bindshëm 3:0 në udhëtim te Viktoria Plzeni në Çeki ndërsa Zeneli, vëllai i vogël i Arbër Zenelit, asistoi në golin për 3:0.
Zeneli e kompletoi ndeshjen te mysafirët, që formë të mirë po kalojnë edhe në elitën e futbollit të Belgjikës.