Baton Zabërgja ka shkëlqyer të hënën në fitoren e skuadrës Metalist Kharkiv.
Sulmuesi i Kosovës ka realizuar dy gola në fitoren 3:0 të Metalist Kharkiv ndaj Zorya Luhanskit.
Ndeshja ndërmjet Zorya Luhansk dhe Metalist Kharkiv i takoi xhiros së katërt të elitës së futbollit ukrainas.
Sulmuesi i krahut e shënoi golin e dytë në minutën e 54-t. 25-vjeçari e realizoi edhe golin e tretë në minutën e 65-të.
Zabërgja luajti deri në minutën e 76-të, kurse bashkëlojtari i tij, Ermir Rashica, në lojë u inkuadrua në minutën e 62-të.
Për sulmuesin nga Vushtrria ishin dy golat e parë në edicionin e ri në kampionatin ukrainas.
Zabërgja ka një gol dhe dy asistime edhe në Kupë të Ukrainës.