Sulmuesi i Kosovës, Baton Zabërgja, ka regjistruar një asistim në fitoren e skuadrës së Kharkivit.
Kharkivi të shtunën e mposhti Epitsentrin në udhëtim me rezultatin 2:1, në kuadër të xhiros së dhjetë të Premier Leagues së Ukrainës.
Zabërgja asistoi për golin e epërsisë 1:0 të cilin e realizoi Ramik Gadzhyev në minutën e 48-të.
25-vjeçari e kompletoi ndeshjen, kurse bashkëlojtari i tij, Ermir Rashica, në lojë u inkuadrua në minutën e 81-të.
Ndërkohë tek Epitsentri ndeshjen e kompletoi Serjan Repaj.
Për sulmuesin nga Vushtrria, Zabërgjën, ishte asistimi i dytë këtë edicion në kampionatin ukrainas. Ka edhe gjashtë gola të realizuar.
Zabërgja ka edhe dy gola dhe tri asistime edhe në Kupë të Ukrainës.