Napoli ka konfirmuar se Scott McTominay ka kryer të martën me sukses një intervenim në zemër dhe pritet të kthehet në stërvitje pas dy javësh.
Javën e kaluar u bë e ditur se McTominay kishte telashe me zemër dhe do t’i duhej të bënte intervenim.
Klubi italian ka bërë të ditur se procedura korrigjuese e telasheve në zemër u krye me sukses në Manchester.
McTominay nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Arsenalit të mërkurën në kuadër të Ligës së
Kampionëve dhe ndeshjet në Serie A kundër Bolognas dhe Fiorentinas.
Ai po ashtu nuk luajti në fundjavë kundër Interit.