---
description: Talenti i Barcelonës, Lamine Yamal, në një intervistë, të hënën, për “Cadena Cope”, është pyetur nëse do të luante për Real Madridin në të ardhmen. Përgjigjja e
title: Yamal flet për mundësinë e transferimit te Real Madridi
image: https://resources.koha.net/images/2024/November/27/90e2d0c4-79bc-459f-a54c-32918611787b.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# Yamal flet për mundësinë e transferimit te Real Madridi

![Lamine Yamal](https://resources.koha.net/images/2024/November/27/90e2d0c4-79bc-459f-a54c-32918611787b.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 2 qershor 2025 23:24
- Shpërndaje në:

- 2 qershor 2025 23:24
- Shpërndaje në:

Talenti i Barcelonës, Lamine Yamal, në një intervistë, të hënën, për “Cadena Cope”, është pyetur nëse do të luante për Real Madridin në të ardhmen. Përgjigjja e spanjollit Yamal ishte e shpejtë.

“Jo, e pamundur”, u shpreh shkurt sulmuesi i krahut.

17-vjeçari Yamal ka folur, po ashtu, edhe për “Topin e Artë”. Ai është prej kandidatëve potencialë për ta fituar “Topin e Artë”. Megjithatë, Yamal tha se nuk është duke e menduar “Topin e Artë”.

“Nuk mendoj për ‘Topin e Artë”. Do të shkojë keq nëse filloj të mendoj se duhet ta fitoj ‘Topin e Artë’. Përqendrohem te loja, te fitoret dhe nëse ndodh, do të ndodhë. Nëse vitin tjetër e fitoj Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës, atëherë ndoshta do të vijë edhe ‘Topi i Artë’”, ka thënë Yamal.

Yamali javën e kaluar e vazhdoi kontratën me Barcelonën deri në verën e vitit 2031.

Ai luajti rol kyç në suksesin e Barcelonës. Me Barçën fitoi Superkupën e Spanjës, Kupën e Mbretit dhe titullin. Ai konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në botë.

[#Lamine Yamal](https://www.koha.net/tag/lamine-yamal) [#sport](https://www.koha.net/tag/sport) [#futboll](https://www.koha.net/tag/futboll) [#barcelona](https://www.koha.net/tag/barcelona) [#la liga](https://www.koha.net/tag/la-liga)

Artikuj të ngjashëm

- [![Te Barça besojnë se “Topin e Artë” e fiton Kane](https://resources.koha.net/images/2026/October/26/82ce6953-3937-4420-b9c8-caa6d1797289.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 22 o. më parë Te Barça besojnë se “Topin e Artë” e fiton Kane](https://www.koha.net/futboll/te-barca-besojne-se-topin-e-arte-e-fiton-kane)
- [![Leao dëshiron që Yamali ta fitojë “Topin e Artë”](https://resources.koha.net/images/2026/October/14/69b889fe-992f-4a03-8bb1-8568d54ec8de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 14 tet 2026 Leao dëshiron që Yamali ta fitojë “Topin e Artë”](https://www.koha.net/futboll/leao-deshiron-qe-yamali-ta-fitoje-topin-e-arte)
- [![“E meritoj” – Yamali e sheh vetëm një rival për Topin e Artë](https://resources.koha.net/images/2026/September/14/9d1c809d-f429-45f9-9f72-557c62fc9d81.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 14 sht 2026 “E meritoj” – Yamali e sheh vetëm një rival për Topin e Artë](https://www.koha.net/futboll/e-meritoj-yamali-e-sheh-vetem-nje-rival-per-topin-e-arte)
- [![18-vjeçari Yamal e ka përgjegjësinë për ta udhëhequr Spanjën në Botëror](https://resources.koha.net/images/2026/June/08/5475d1c1-566b-480d-865d-b3c1e22f5c5b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botërori 2026 8 qer 2026 18-vjeçari Yamal e ka përgjegjësinë për ta udhëhequr Spanjën në Botëror](https://www.koha.net/boterori-2026/18-vjecari-yamal-e-ka-pergjegjesine-per-ta-udhehequr-spanjen-ne-boteror)
- [![Iniesta flet për superyllin e Barçës](https://resources.koha.net/images/2025/November/11/20f10ac4-a689-4a3d-8c1d-ded0c4e308d3.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 3 shk 2026 Iniesta flet për superyllin e Barçës](https://www.koha.net/futboll/iniesta-flet-per-superyllin-e-barces)

[Botë.]() [Finlanda dhe Norvegjia zhvillojnë bisedë të rrallë me Putinin për përfundimin e luftës në Ukrainë](https://www.koha.net/bote/finlanda-dhe-norvegjia-zhvillojne-bisede-te-rralle-me-putinin-per-perfundimin-e-luftes-ne-ukraine)

[Arbëri.]() [Hetimet për rastin e Arlinda Zekajt barten nga Peja në Prishtinë](https://www.koha.net/arberi/hetimet-per-rastin-e-arlinda-zekajt-barten-nga-peja-ne-prishtine)

[Arbëri.]() [Haxhiu dhe udhëheqësit e Maqedonisë diskutojnë për sigurinë rajonale dhe integrimin evropian](https://www.koha.net/arberi/haxhiu-dhe-udheheqesit-e-maqedonise-diskutojne-per-sigurine-rajonale-dhe-integrimin-evropian)

[Kronikë.]() [Vdiq një punëtor në vendin e punës në Istog, një i arrestuar](https://www.koha.net/kronike/vdiq-nje-punetor-ne-vendin-e-punes-ne-istog-nje-i-arrestuar)

[Botë.]() [Pjesëmarrja në zgjedhjet në Izrael, më e larta në mbi 50 vjet](https://www.koha.net/bote/pjesemarrja-ne-zgjedhjet-ne-izrael-me-e-larta-ne-mbi-50-vjet)

[Opinion.]() [Për Arlindën. Për të gjitha Arlindat](https://www.koha.net/opinion/per-arlinden-per-te-gjitha-arlindat)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Yamal flet për mundësinë e transferimit te Real Madridi","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/yamal-flet-per-mundesine-e-transferimit-te-real-madridi","datePublished":"2025-06-02T23:24:19+02:00","dateModified":"2026-07-11T13:45:06+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":208,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Talenti i Barcelonës, Lamine Yamal, në një intervistë, të hënën, për “Cadena Cope”, është pyetur nëse do të luante për Real Madridin në të ardhmen. Përgjigjja e","url":"https://www.koha.net/futboll/yamal-flet-per-mundesine-e-transferimit-te-real-madridi","keywords":"Lamine Yamal, sport, futboll, barcelona, la liga","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/November/27/90e2d0c4-79bc-459f-a54c-32918611787b.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
