Superylli spanjoll Lamine Yamal dhe braziliani Raphinha kanë shënuar nga dy gola në fitoren e thellë të Barcelonës ndaj Rayo Vallecanos të hënën mbrëma.
Falë edhe autogolit të Florian Lejeune, Barcelona arriti fitore të thellë 5:2.
Për gjigantin spanjoll është fitorja e tretë në po aq ndeshje të luajtura deri më tani në La Liga.
Golat për mysafirët i shënoi Sergio Camello.
Ndeshjen te Vallecano e kompletoi mbrojtësi i Shqipërisë, Ivan Balliu.
Barcelona dhe Reali janë skuadrat e vetme me nga tri fitore. Por Barça ka dy gola më shumë të realizuar se rivali Reali.