Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Yamal und Gordon machen sich Sorgen um Flick

jamal

Barcelona po përballet me shqetësime në fund të ndeshjeve të përfaqësueseve, pasi disa prej futbollistëve kryesorë kanë pasur ngarkesë të madhe.

Në qendër të vëmendjes janë Lamine Yamal dhe Anthony Gordon, të cilët kanë qenë titullarë të rregullt me Spanjën dhe Anglinë.

Yamal ka luajtur 203 minuta në tri ndeshje me Spanjën, duke shënuar katër gola dhe duke dhuruar një asistim. Në anën tjetër, Gordon ka regjistruar 218 minuta në tri paraqitje me Anglinë.

Forma e tyre është lajm i mirë për Barcelonën, por ngarkesa e madhe fizike ka ngritur shqetësime te trajneri Hansi Flick.

Tekniku gjerman duhet të menaxhojë me kujdes minutat e lojtarëve, veçanërisht në një periudhë kur Barçën e pret kalendar i ngjeshur.

Edhe Joao Cancelo ka pasur ngarkesë të madhe me Portugalinë. Mbrojtësi ka luajtur 305 minuta në katër ndeshje gjatë grumbullimit me përfaqësuese.