Sulmuesi Edin Xheko e ka zhvilluar ndeshjen e fundit me fanellën e Përfaqësueses së Bosnjë-Hercegovinës.
Xheko luajti deri në minutën e 64-t për Bosnjë-Hercegovinën që barazoi në shtëpi 1:1 me Suedinë. Ishte ndeshja e tretë e Grupit B4 të Ligës së Kombeve.
Madje Xhekos iu anulua një gol në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë për shkak të pozitës jashtë loje.
Golin për Suedinë e realizoi Viktor Gyokeres, ndërsa për Bosnjë-Hercegovinën shënoi Kerim Alajbegoviq.
Besfort Zeneli u paraqit deri në minutën e 76-të te Suedia.
Sulmuesi 40-vjeçar që luan për Schalken, Xheko, e mbyll aventurën te Bosnjë-Hercegovina me 73 gola të shënuar në 152 paraqitje.