Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Xhaka vergleicht Le Brice mit einer Arsenal-Ikone.

Granit Xhaka

Foto: Associated Press

Granit Xhaka ka punuar me trajner elitarë. Mesfushori kosovar është pëlqyer shumë nga Arsene Wengeri, Unai Emery, Mikel Arteta dhe Xabi Alonso gjatë karrierës tek Arsenali e Bayer Leverkuseni. 
Dhe kur e quan një trajner “shumë, shumë të veçantë”, Xhaka e di se për çka flet. 

Ato fjalë 33-vjeçari i përdori për ta përshkruar trajnerin aktual të Sunderlandit, Regis Le Bris, në një intervistë për “TNT Sports”. 

Xhaka ka folur para ndeshjes së Sunderlandit me ish-skuadrën, Arsenalin, e cila luhet të shtunën nga ora 21:00. 

Kapiteni i Sunderlandit dhe i Zvicrës sheh ngjashmëri mes Le Brisit dhe trajnerit ikonik të Arsenalit, Arsene Wenger. 

“E quaj atë Arsene Wenger i vogël. Si njeri, ai është i jashtëzakonshëm. Shumë i qetë, nuk është person që bërtet. Ai i ka gjitha zgjidhjet dhe taktikisht është i mrekullueshëm. Dhe për të, për të gjetur ekip të ri, tani lojtarë të rinj, besoj nuk është e lehtë. Por ai e ka treguar se është trajner i madh, e ka treguar se mund ta rrisë këtë ekip, lojtarët. Jam shumë falënderues që kam një trajner si ai”, ka deklaruar Xhaka. 

Xhaka u transferua te Sunderlandi me kërkesë të Le Brisit në verën e kaluar. Në sezonin e parë, Xhaka me Sunderlandin e siguruan Ligën e Evropës.