Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Vendimi i parë i Kloppit: Kimmich mbetet lider i Gjermanisë

Joshua Kimmich

Përzgjedhësi i Gjermanisë, Jurgen Klopp, e ka bërë të qartë se Joshua Kimmich do të mbetet një nga figurat kryesore të ekipit përfaqësues.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, një nga vendimet e para të Kloppit është ta kthejë Kimmichun në rolin e tij natyral në mesfushë, duke e konsideruar atë si një prej lojtarëve më të rëndësishëm në projektin e ri të përfaqësueses.

Kimmich ka luajtur shpesh si mbrojtës i djathtë në vitet e fundit, por Klopp synon ta shfrytëzojë në mesfushë, aty ku beson se mund të ketë ndikimin më të madh në organizimin e lojës.

Selektori gjerman e sheh Kimmichun si lider me përvojë dhe shtyllë të rëndësishme në procesin e rindërtimit të ekipit.

Mesfushori i Bayern Munchenit pritet të ketë rol kyç në ndeshjet e ardhshme të Gjermanisë, ndërsa Klopp synon të ndërtojë skuadrën rreth lojtarëve me përvojë. 

Kimmich u emërua kapiten i Gjermanisë pas përfundimit të Kampionatit Evropian të vitit 2024. 
31-vjeçari ka dhjetë gola të shënuar në 114 paraqitje me fanellën e Gjermanisë.