---
description: Trajneri turk i futbollit, Engin Firat, ka vdekur të hënën pas një sulmi në zemër që e pësoi në aeroportin e Stambollit.Ai e pësoi sulmin derisa po kthehej në s
title: Trajneri turk vdiq pas sulmit në zemër që e pësoi në aeroport, kishte bërë bujë edhe me deklaratat për Kosovën
image: https://resources.koha.net/images/2026/March/09/dc6ce419-3af2-4c20-a4c6-0fa3a1daa767.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# Trajneri turk vdiq pas sulmit në zemër që e pësoi në aeroport, kishte bërë bujë edhe me deklaratat për Kosovën

![Engin Firat](https://resources.koha.net/images/2026/March/09/dc6ce419-3af2-4c20-a4c6-0fa3a1daa767.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 9 mars 2026 15:38
- Shpërndaje në:

- 9 mars 2026 15:38
- Shpërndaje në:

Trajneri turk i futbollit, Engin Firat, ka vdekur të hënën pas një sulmi në zemër që e pësoi në aeroportin e Stambollit.

Ai e pësoi sulmin derisa po kthehej në shtëpi nga Libani. Firat vdiq në moshën 55-vjeçare.

Karriera e Firatit nisi në vitin 2002 si asistent te Fenerbahçe. Më pas punoi edhe në Gjermani e Kore të Jugut. Ishte edhe në Iran dhe disa vende të tjera, ndërsa e kaloi edhe një periudhë si drejtor sportiv i Vllaznisë së Shkodrës. Prej vitit 2019 deri në vitin 2021 ishte selektor i Moldavisë. Më pas e ka drejtuar edhe Keninë, kurse së fundi ishte trajner i skuadrës Nejmeh në Liban.

Sa ishte trajner i Moldavisë dha disa deklarata që bënë bujë në Kosovë.

“Kemi probleme politike me Kosovën. Ne nuk mund të luajmë në Kosovë e Kosova nuk mund të luajë në Moldavi”, kishte thënë Firat më 3 mars 2020, pasi ishte tërhequr shorti për Ligën e Kombeve.

Ndeshja Moldavi – Kosovë ishte zhvilluar në Parma të Italisë më 3 shtator 2020. Më pas në Prishtinë, Kosova kishte fituar 1:0 ndaj Moldavisë.

[Edhe ![Jep dorëheqje trajneri i Fenerbahçes](https://resources.koha.net/images/2026/October/27/036fb645-1d61-4e17-b120-9e3e4435e7fa.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 27 tet 2026 Jep dorëheqje trajneri i Fenerbahçes](https://www.koha.net/futboll/jep-doreheqje-trajneri-i-fenerbahces)

Firat megjithatë kishte shumë respekt për Kosovën.

“Jam shumë i sigurt se Kosova do të luajë në Kampionatin Evropian, pasi do t’i kalojë kundërshtarët që i ka në plejofin e Ligës së Kombeve. E them këtë për shkak se ka shumë cilësi në ekip dhe nuk shoh probleme për Kosovën, ndonëse këto ndeshje i luan në udhëtim. Është shumë e shpejtë në kundërsulme dhe ndëshkon kundërshtarin në gabimin më të vogël”, kishte deklaruar Firat për KOHËN më 2 shtator 2020.

Kosova nuk ishte kualifikuar në Euro 2021.

[#Engin Firat](https://www.koha.net/tag/engin-firat) [#turqi](https://www.koha.net/tag/turqi) [#futboll](https://www.koha.net/tag/futboll) [#sulm ne zemer](https://www.koha.net/tag/sulm-ne-zemer)

Artikuj të ngjashëm

- [![E la Kosovën jashtë Botërorit, Montella shkarkohet nga Turqia](https://resources.koha.net/images/2026/October/04/18be1754-3dbc-4d0b-8851-2819d7154ce2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 9 tet 2026 E la Kosovën jashtë Botërorit, Montella shkarkohet nga Turqia](https://www.koha.net/futboll/e-la-kosoven-jashte-boterorit-montella-shkarkohet-nga-turqia)
- [![Asistimi i tretë për Hadërgjonajn në Turqi](https://resources.koha.net/images/2026/September/19/10ae6631-48d8-4abf-9638-0f5de22c6463.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 19 sht 2026 Asistimi i tretë për Hadërgjonajn në Turqi](https://www.koha.net/futboll/asistimi-i-trete-per-hadergjonajn-ne-turqi)
- [![Edhe Hadërgjonaj tërhiqet nga Përfaqësuesja e Kosovës](https://resources.koha.net/images/2024/December/13/575a5499-dfb5-43a9-a5d3-602547db8607.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 17 sht 2026 Edhe Hadërgjonaj tërhiqet nga Përfaqësuesja e Kosovës](https://www.koha.net/futboll/edhe-hadergjonaj-terhiqet-nga-perfaqesuesja-e-kosoves)
- [![Refuzohet dorëheqja e trajnerit të Fenerbahçes](https://resources.koha.net/images/2026/September/11/b5c7e144-87f3-42f8-8b36-cfb02076799e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 11 sht 2026 Refuzohet dorëheqja e trajnerit të Fenerbahçes](https://www.koha.net/futboll/refuzohet-doreheqja-e-trajnerit-te-fenerbahces)

[Showbiz.]() [Bradley Cooper rikthehet në ekran me filmin e ri “G.I. Joe”, premiera në vitin 2028](https://www.koha.net/showbiz/bradley-cooper-rikthehet-ne-ekran-me-filmin-e-ri-gi-joe-premiera-ne-vitin-2028)

[Lifestyle.]() [Gjashtë zakone që mund të përkeqësojnë depresionin](https://www.koha.net/lifestyle/gjashte-zakone-qe-mund-te-perkeqesojne-depresionin)

[Botë.]() [Eisenkot merr zyrtarisht mandatin ta formojë qeverinë e re në Izrael](https://www.koha.net/bote/eisenkot-merr-zyrtarisht-mandatin-ta-formoje-qeverine-e-re-ne-izrael)

[Arbëri.]() [Lista e udhëhequr nga Enkel Rexhepi do t'i ketë 10 nga 29 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar](https://www.koha.net/arberi/lista-e-udhehequr-nga-enkel-rexhepi-do-ti-kete-10-nga-29-mandate-ne-keshillin-kombetar-shqiptar-1)

[Futboll.]() [Zhegrova sërish zëvendësues, një pikë për Juven](https://www.koha.net/futboll/zhegrova-serish-zevendesues-nje-pike-per-juven)

[Futboll.]() [Barcelona fiton derbin e zjarrtë dhe mbetet lidere](https://www.koha.net/futboll/barcelona-permbys-rezultatin-ne-epersi-ndaj-atleticos)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Trajneri turk vdiq pas sulmit në zemër që e pësoi në aeroport, kishte bërë bujë edhe me deklaratat për Kosovën","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/trajneri-turk-vdiq-pas-sulmit-ne-zemer-qe-e-pesoi-ne-aeroport-kishte-bere-buje-edhe-me-deklaratat-per-kosoven","datePublished":"2026-03-09T15:38:54+01:00","dateModified":"2026-07-11T13:50:06+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":294,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Trajneri turk i futbollit, Engin Firat, ka vdekur të hënën pas një sulmi në zemër që e pësoi në aeroportin e Stambollit.Ai e pësoi sulmin derisa po kthehej në s","url":"https://www.koha.net/futboll/trajneri-turk-vdiq-pas-sulmit-ne-zemer-qe-e-pesoi-ne-aeroport-kishte-bere-buje-edhe-me-deklaratat-per-kosoven","keywords":"Engin Firat, turqi, futboll, sulm ne zemer","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/March/09/dc6ce419-3af2-4c20-a4c6-0fa3a1daa767.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
