Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Trabzonspor weist den „emotionalen“ Rücktritt des Trainers zurück

Kontaktieren Sie Fatih Keskin direkt

Klubi turk i futbollit, Trabzonspor, ka refuzuar dorëheqjen “emocionale” të trajneri Fatih Tekke. Ai dha dorëheqje pasi skuadra që e transferoi Mohamed Salahun u eliminua nga Liga e Evropës të enjten mbrëma.

Skuadra turke u mposht 4:0 nga Ferencvaroshi në Hungari dhe u eliminua në fazën e plejofit me rezultatin e përgjithshëm 5:0. Reprezentuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi, po ashtu luan për Trabzonsporin.

Pas humbjes në Hungari, Tekke paraqiti dorëheqjen. Ai e udhëhoqi Trabzonin drejt vendit të tretë në Superligën e Turqisë në edicionin e kaluar.

Megjithatë, dorëheqja nuk u pranua nga klubi. Trabzonspori ka thënë të premten se vendimi i 48-vjeçarit rrjedh nga “ndikimi intensiv emocional” i eliminimit nga Liga e Evropës.

“Bordi i drejtorëve të Trabzonsporit nuk e ka pranuar vendimin e trajnerit për dorëheqje. Fatih Tekke do të vazhdojë me punën si trajner dhe do ta drejtojë skuadrën tonë në ndeshjen ndaj Amedsporit në ligë”, shkruan në komunikatën e Trabzonsporit.

Trabzonspori do të garojë në Ligën e Konferencës, që është niveli i tretë kontinental.

Shtatë herë kampioni i Turqisë ka bërë bujë gjatë verës, duke transferuar Salahun e ndërkohë edhe Fabinhon. Andre Onana është ribashkuar gjithashtu me klubin turk, në huazim nga Manchester Unitedi.

34-vjeçari Mohamed Salah befasoi të gjithë duke pranuar ofertën e majme të Trabzonsporit. Ai u largua nga Liverpooli si legjendë.

Trabzonspori në Ligën e Konferencës do të luajë me Freiburgun, Cërvena Zvezdën e Beogradit, KuPS-in finlandez, Heartsin e Skocisë, Jablonecin çek dhe CSKA Sofian e Bullgarisë.