Pavarësisht shpenzimeve të mëdha në afatin kalimtar, Tottenham Hotspuri, e ka pësuar disfatën e dytë radhazi.
Tottenhami të shtunën në kuadër të xhiros së dytë të Premier Leagues u mposht 2:0 nga Newcastle Unitedi.
Tottenhami u mposht edhe në ndeshjen hapëse të edicionit 2026/27 nga Brentfordi me rezultatin 3:1.
Newcastle të dy golat e fitores i realizoi në pjesën e dytë.
Anthony Elanga e realizoi golin e parë në minutën e 62-të.
Realizatori i golit të dytë ishte Yoane Wissa në minutën e 72-të.
Newcastle në xhiron e parë barazoi 2:2 me Liverpoolin.