Albion Ademi ka regjistruar edhe asistimin e dytë rresht në Superligën e Kinës.
Ai të shtunën kontribuoi në fitoren e skuadrës së tij Shenzhen Xinpengcheng 2:1 ndaj Shanghai Shenhuas.
Në ndeshjen e xhiros së 29-të, Ademi asistoi në golin për 1:0, një minutë pasi nisi pjesa e dytë. Sulmuesi i krahut u zëvendësua në minutën e dytë të kohës shtesë.
Shenzheni i ka 32 pikë pas 29 ndeshjeve.
Në 19 ndeshje në të gjitha garat, 27-vjeçari ka tri gola e pesë asistime.