Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Die Fangruppe „Forca“ fordert den Rücktritt der Vereinsführung.

Forca

Tifogrupi “Forca” e ka kërkuar dorëheqjen e kryesisë së klubit, pak minuta pasi në faqen zyrtare u kërkua paraqitja e futbollistëve në fushë përballë Ballkanit. 

“Forca” ka shkruar se “dorëheqja është i vetmi akt i dinjitetshëm”. 

Sipas tifogrupit të skuadrës vushtrriase, arsyetimet nuk e ndryshojnë realitetin dhe se asnjë nga premtimet e dhëna nuk është realizuar. 

“FC Vushtrria meriton transparencë, përgjegjësi dhe njerëz që i qëndrojnë fjalës së dhënë. Fjalët dhe arsyetimet nuk mjaftojnë më — premtimet duhet të kthehen në vepra. FORCA nuk kërkon asgjë më shumë sesa respekt për klubin, për tifozët dhe për historinë e FC Vushtrrisë. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë për klubin tonë, por nuk do të heshtim përballë premtimeve që mbeten vetëm fjalë. Klubi është i qytetit, i tifozëve dhe i të gjithë atyre që e duan FC Vushtrrinë”, shkruan në faqen zyrtare të “K.T Forca”. 

Në këtë faqe edhe të premten është kërkuar dorëheqja e kryesisë së klubit.

Lesen Sie andere Updates
Vushtrri

Vushtrri riskiert bei einem offiziellen Ergebnis gegen Balkan die Niederlage im Spiel.

Vushtrria mund ta humbë ndeshjen e xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në futboll ndaj...