Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti dhe trajneri i Cagliarit, Fabio Pisacane, janë pezulluar me nga një ndeshje të martën pas grindjes së tyre në fund të ndeshjes të së dielës. Ndeshja përfundoi baras 1:1.
Spalleti nuk do ta drejtojë Juventusin në ndeshjen kundër Lazios në shtëpi, ndërsa Pisacane do t’i mungojë në stol Cagliarit për ndeshjen ndaj Monzas.
Shtrëngimi i duarve i Spallettit dhe Pisacanes nuk ishte miqësore pas ndeshjes.
Spalletti e mbajti fort dorën e Pisacanes, ndërsa trajneri i Cagliarit i kapi krahun tjetër trajnerit të Juventusit dhe shkëmbyen fjalë të ashpra përpara se të ndaheshin.
Në arsyetimin e Komisionit Disiplinor të Federatës së Futbollit të Italisë shkruan se Spalletti u pezullua për shkak se “kishte mbajtur një qëndrim provokues ndaj trajnerit të ekipit kundërshtar, duke krijuar një moment tensioni midis anëtarëve të dy stolave”.
Pisacane u pezullua për “reaguar ndaj sjelljes provokuese të trajnerit të ekipit kundërshtar, duke nxitur një moment tensioni midis anëtarëve të dy stolave”.