Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Wie kam es, dass Pirlo den Posten als italienischer Nationaltrainer verlor?

Andrea Pirlo

Andrea Pirlo është jashtë garës për postin e përzgjedhësit të Italisë, mes shqetësimeve politike për një marrëveshje sponsorizimi me një firmë ruse të basteve.

Debati për legjendën Pirlo ka bërë legjendën tjetër italiane, Paolo Maldini, të mendojë të japë dorëheqje vetëm 16 ditë pasi nisi punën si drejtor teknik në federatën italiane. Maldini është ngarkuar me përgjegjësinë për të sjellë rend në përfaqësuese.

Pep Guardiola dhe Carlo  Ancelotti kanë refuzuar më herët mundësinë për të udhëhequr Italinë. Italianët po mundohen të kthehen në rrugën e sukseseve, pasi munguan në tre Botërorët e fundit.
AP shkruan se kriza që rrethon skuadrën dikur krenare të Italisë po zgjerohet në dimensione të reja, vetëm katër muaj pasi u mposht nga Bosnjë-Hercegovina në finale të plejofit kualifikues për Botëror.
Vetë Pirlo konfirmoi se ishte jashtë garës, përmes një postimi në “Instagram” të hënën. Ai shkroi se “dëgjova mbrëmë se nuk jam më kandidat për postin e trajnerit të përfaqësueses së Italisë”.

Disa politikanë italianë kanë ngritur shqetësime në lidhje me kontratën e Pirlos për të qenë ambasador për kompaninë ruse të basteve, “Fonbet”. Politikanët kanë thënë se trajneri i Italisë nuk duhet të ketë pikëpamje kontradiktore mbi mbështetjen e Italisë për Ukrainën në luftën me Rusinë.

Pirlo ishte i gatshëm të linte punën si trajner i Dubai United që të emërohej përzgjedhës. Ai megjithatë ishte zgjedhje jopopullore pas periudhave të pasuksesshme si trajner i Juventusit dhe Sampdorias. 

ebenfalls Wohin ging der Kapitän der serbischen Jugendmannschaft, der später für die U21 des Kosovo spielte? Fußball Wohin ging der Kapitän der serbischen Jugendmannschaft, der später für die U21 des Kosovo spielte?

Si lojtar, Pirlo ishte prej më të mirëve në Itali në dekadat e fundit. Ishte pjesë e rëndësishme e ekipit në vitin 2006, kur Italia e fitoi për herë të fundit Botërorin.

Pirlo tha se marrëveshja me “Fonbet” ishte e lidhur me punën e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe është “ekskluzivisht për qëllime komerciale dhe sportive”.

“T’i japësh rëndësi politike këtij bashkëpunimi do të thotë të më atribuosh bindje që nuk i kam shprehur kurrë dhe nuk më përkasin mua”, tha Pirlo.

“Dashuria ime për Italinë nuk varet nga një punë. Është pjesë e historisë sime, identitetit tim dhe do të mbetet përgjithmonë”, ka shtuar 47-vjeçari.

Pirlo ishte zgjedhje e tretë. Kishte raportime se u arrit marrëveshja me të, pasi Ancelotti vendosi të mbetej te Brazili dhe Guardiola nuk ishte i gatshëm të kthehej menjëherë në zejen e trajnerit.

Pirlo u preferua nga ish-shoku i skuadrës te Milani, Paolo Maldini, përpara figurave si Roberto Mancini dhe Antonio Conte. Ai shihej si më i gatshëm të përshtatej me politikat e reja dhe të promovonte lojtarët e rinj në një sistem më sulmues.

ebenfalls Çalhanoğlu und der türkische WM-Traum Fußball Çalhanoğlu und der türkische WM-Traum

Gennaro Gattuso, tjetër ish-lojtar i Milanit, dha dorëheqje nga posti i selektorit në prill.
Mancini dhe Conte janë rikthyer në diskutim, ndërkohë që Maldini është shumë i mërzitur që Pirlo u refuzua.

Vendimi përfundimtar i takon presidentit të Federatës së Futbollit të Italisë, Giovanni Malago. Italia ndeshjen e radhës e luan në shtator.