Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Albanien nimmt das Training für das Spiel gegen San Marino wieder auf.

Albanien

Futbollistët e Shqipërisë janë kthyer menjëherë të dielën në stërvitje pas fitores 2:0 kundër Bjellorusisë të shtunën mbrëma.

Tani fokusi i “kuqezinjve” është dueli kundër San Marinos të martën mbrëma, në kuadër të Grupit C1 të Ligës së Kombeve.

“Futbollistët që u aktivizuan në ndeshjen ndaj Bjellorusisë zhvilluan një seancë rikuperimi, ndërsa pjesa tjetër e grupit vijoi me një program të plotë stërvitor, me ushtrime fizike dhe tekniko-taktike, si edhe punë me skema dhe situata të ndryshme të lojës”, shkruan në njoftimin e FSHF-së.

Shqipëria të hënën nga ora 11:00 në “Shtëpinë e Futbollit” e zhvillon stërvitjen e fundit para udhëtimit në San Marinos. Në ora 19:00 e mban konferencën para ndeshjes që e luan të martën nga ora 20:45 në San Marino.