Selektori i Austrisë, Half Rangnick, ka shpallur të hënën listën e futbollistëve për ndeshjet e para të Ligës së Kombeve të UEFA-s.
Austria më 24 shtator takohet me Izraelin, ndërsa më 27 shtator e pret Kosovën. Më pas austriakët, gjatë këtij grumbullimi, i luajnë edhe dy ndeshje tjera në kuadër të Grupit B3. Me Kosovën luajnë edhe më 4 tetor në Prishtinë.
Shumë prej lojtarëve të Austrisë luajnë në Bundesligë, si Konrad Laimer i Bayernit, Carney Chukwuemeka i Borussia Dortmundit, Nicolas Seiwald i Leipzigut, Patrick Wimmer i Hoffenheimit, Junior Adamu i Schalkes, Michael Gregoritsch i Augsburgut, Marco Grull i Werderit. Austria ka lojtarë edhe në ligat tjera të mëdha.
Në listën e Austrisë janë edhe disa emra të rinj.
