---
description: Xherdan Shaqiri nuk është duke e menduar largimin nga skuadra e Baselit. Shaqiri ka thënë se do të qëndrojë besnik ndaj Baselit pavarësisht edicionit zhgënjyes.
title: Shaqiri nuk e mendon largimin nga Baseli
image: https://resources.koha.net/images/2026/May/18/39c04bdb-c449-4121-b3db-5cb3f03b10ff.webp?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# Shaqiri nuk e mendon largimin nga Baseli

![Xherdan Shaqiri](https://resources.koha.net/images/2026/May/18/39c04bdb-c449-4121-b3db-5cb3f03b10ff.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 18 maj 2026 14:30
- Shpërndaje në:

- 18 maj 2026 14:30
- Shpërndaje në:

Xherdan Shaqiri nuk është duke e menduar largimin nga skuadra e Baselit. 

Shaqiri ka thënë se do të qëndrojë besnik ndaj Baselit pavarësisht edicionit zhgënjyes. 

Baseli nuk arriti që ta mbrojë titullin e kampionit. Kampion i Zvicrës u shpall Thuni. 

Baseli të dielën e mbylli edicionin me humbje. U mposht 4:0 nga Lugano. 

Baseli e përfundoi kampionatin në pozitën e pestë me 56 pikë. 

“Jam shumë i zhgënjyer me këto rezultate. Lojtarët tanë të rinj gjithashtu duhet të mësojnë se gjërat mund të shkojnë ndryshe. Shpresoj të nxjerrim përfundimet e duhura dhe të paraqitemi ndryshe edicionin e ardhshëm. Do ta marr drejtimin dhe do të përpiqem ta rikthejë Baselin aty ku e ka vendin. Kam ende edhe një vit kontratë. Pra, gjithçka është pothuajse e qartë”, u shpreh sulmuesi Shaqiri, shkruan të hënën “Blick”. 

[Edhe ![Dorëzohet Shaqiri, pranon dështimin e Baselit](https://resources.koha.net/images/2025/December/18/07b50e02-f4bb-4ef4-954c-c55d5323dc71.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 23 shk 2026 Dorëzohet Shaqiri, pranon dështimin e Baselit](https://www.koha.net/futboll/dorezohet-shaqiri-pranon-deshtimin-e-baselit)

Shaqiri edicionin e kaluar e udhëhoqi Baselin drejt titullit të kampionit dhe triumfit në Kupë të Zvicrës. 

34-vjeçari në 47 ndeshjet e zhvilluara përgjatë edicionit 2025/26 shënoi 16 gola dhe bëri 13 asistime.

[#Xherdan Shaqiri](https://www.koha.net/tag/xherdan-shaqiri) [#basel](https://www.koha.net/tag/basel) [#futboll](https://www.koha.net/tag/futboll)

Artikuj të ngjashëm

- [![Shaqiri mohon lajmet për largim nga Baseli](https://resources.koha.net/images/2026/August/10/b9d477b1-86a5-4cd3-9116-d66ec5f73232.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 17 nën 2026 Shaqiri mohon lajmet për largim nga Baseli](https://www.koha.net/futboll/shaqiri-mohon-lajmet-per-largim-nga-baseli)
- [![Shaqiri nuk do ta vazhdojë kontratën me Baselin](https://resources.koha.net/images/2026/November/17/ba10beaf-53d5-42df-91c7-15b22e9ec3f2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 17 nën 2026 Shaqiri nuk do ta vazhdojë kontratën me Baselin](https://www.koha.net/futboll/shaqiri-nuk-do-ta-vazhdoje-kontraten-me-baselin)
- [![Schurpf kërkon që Baseli t’ia vazhdojë kontratën Shaqirit](https://resources.koha.net/images/2026/October/27/51ff093a-90e2-45ee-9263-4526f1ea64de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 27 tet 2026 Schurpf kërkon që Baseli t’ia vazhdojë kontratën Shaqirit](https://www.koha.net/futboll/schurpf-kerkon-qe-baseli-tia-vazhdoje-kontraten-shaqirit)
- [![Baseli e Shaqiri nisin bisedimet për të ardhmen](https://resources.koha.net/images/2026/October/16/ef8267e1-fb26-4748-9997-6ff7ad9d04bb.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 16 tet 2026 Baseli e Shaqiri nisin bisedimet për të ardhmen](https://www.koha.net/futboll/baseli-e-shaqiri-nisin-bisedimet-per-te-ardhmen)

[Arbëri.]() [21-vjeçari shqiptar që vodhi pamjet e GTA 6 lirohet pasi u dënua me 7 vjet burgim](https://www.koha.net/arberi/21-vjecari-shqiptar-qe-vodhi-pamjet-e-gta-6-lirohet-pasi-u-denua-me-7-vjet-burgim)

[Arbëri.]() [Ramadani kërkon hetim pas lëndimit të ushtarëve të FSK-së nga shpërthimi i municionit](https://www.koha.net/arberi/ramadani-kerkon-hetim-pas-lendimit-te-ushtareve-te-fsk-se-nga-shperthimi-i-municionit)

[Lifestyle.]() [Gjumi më i gjatë se nëntë orë mund të jetë rrezik për personat me sëmundje të zemrës](https://www.koha.net/lifestyle/gjumi-me-i-gjate-se-nente-ore-mund-te-jete-rrezik-te-personat-me-semundje-te-zemres)

[Arbëri.]() [Reshje bore në zonat malore, Ministria e Infrastrukturës bën thirrje për kujdes](https://www.koha.net/arberi/reshje-bore-ne-zonat-malore-ministria-e-infrastruktures-ben-thirrje-per-kujdes)

[Futboll.]() [Te Liria të gjithë të bashkuar për ta rikthyer në Superligë](https://www.koha.net/futboll/te-liria-te-gjithe-te-bashkuar-per-ta-rikthyer-ne-superlige)

[Arbëri.]() [Shtetasi i Kosovës përballet me akuza për krime kibernetike në SHBA](https://www.koha.net/arberi/shtetasi-i-kosoves-perballet-me-akuza-per-krime-kibernetike-ne-shba)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Shaqiri nuk e mendon largimin nga Baseli","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/shaqiri-nuk-e-mendon-largimin-nga-baseli","datePublished":"2026-05-18T14:30:41+02:00","dateModified":"2026-07-11T11:55:07+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":186,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Xherdan Shaqiri nuk është duke e menduar largimin nga skuadra e Baselit. Shaqiri ka thënë se do të qëndrojë besnik ndaj Baselit pavarësisht edicionit zhgënjyes.","url":"https://www.koha.net/futboll/shaqiri-nuk-e-mendon-largimin-nga-baseli","keywords":"Xherdan Shaqiri, basel, futboll","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/May/18/39c04bdb-c449-4121-b3db-5cb3f03b10ff.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
