Gara e fortë në Serie A vazhdon në fundjavë, pas pushimit të gjatë për shkak të ndeshjeve të përfaqësueseve. Pas xhiros së pestë, Roma, Interi e Lazio i kanë nga 13 pikë. Cagliari ka befasuar për të mirë dhe mban vendin e katërt me 12 pikë.
Të shtunën janë tri ndeshje të xhiros së gjashtë. Prej skuadrave të kreut, Interi e pret Parman nga ora 18:00. Napoli luan nga ora 20:45 me Frosinonen.
Në ndeshjen e parë të së dielës, Romën e pret punë e vështirë. Nga ora 12:30, skuadra romane luan në udhëtim ndaj Comos. Skuadra e Comos po luan edhe në Champions, ndërsa në Serie A ka mbledhur dhjetë pikë deri më tani. Dhjetë pikë i kanë edhe Juventusi dhe Frosinone. Milani ka një më shumë. Nga ora 15:00, të dielën, Lazio e pret Monzan, kurse interesante janë edhe dy ndeshjet e mbrëmjes. Prej orës 18:00 takohen Sassuolo e Milani, kurse nga ora 20:45, Juventusi luan në udhëtim ndaj Cagliarit. Shpresohet në formën e mirë të Edon Zhegrovës në udhëtimin e vështirë në Cagliari.
Dy ndeshje të xhiros së gjashtë janë të hënën mbrëma.