Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Wie viel Geld verdiente Osijek von Mirlind Daku?

Mirlind Daku

Transferimi i Mirlind Dakut te Spartak Moska i ka sjellë përfitime financiare ish-klubit të tij, Osijekut.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë më 6 gusht është transferuar nga Rubin Kazani te Spartaku për rreth 11 milionë euro, duke bërë që edhe Osijeku të përfitojë nga kjo marrëveshje.

Kur Daku u largua nga Osijeku në vitin 2023 për t’u transferuar te Rubin Kazani për 1.2 milionë euro, në marrëveshje ishte përfshirë edhe një klauzolë që i garantonte klubit kroat 10 për qind nga transferimi i ardhshëm i sulmuesit kosovar.

Osijeku ka arkëtuar rreth 980 mijë euro nga transferimi i Dakut te Spartaku, ka shkruar të hënën mediumi kroat “Jutarnji.hr”. 

Në total, Osijeku ka fituar rreth 2.1 milionë euro nga transferimet e 28-vjeçarit, përfshirë 1.2 milionë euro nga kalimi i tij te Rubin Kazani në vitin 2023.

ebenfalls Wie erklären wir den „Fall Hoxha“? Fußball Wie erklären wir den „Fall Hoxha“?

Daku të dielën e regjistroi asistimin e parë te Spartak Moska. 

Ai asistoi në fitoren 2:1 ndaj Baltikas.