Amir Rrahmani ka pasur temperaturë së fundmi dhe është në dyshim për t’u paraqitur për Napolin në derbin ndaj Romës.
Napoli – Roma luhet të shtunën nga ora 18:00 dhe i takon xhiros së tetë të Serie A.
“Do të shohim se si do të paraqitet mbrojtja, përveç Rrahmanit, i cili kishte temperaturë. Do të shohim se di do të jetë gjendja e tij. Të tjerët janë mirë të gjithë”, ka deklaruar trajneri Massimiliano Allegri të premten në konferencën për shtyp.
Rrahmani është prej lojtarëve kryesorë në mbrojtjen e Napolit. Ish-kapiteni i Kosovës ka zhvilluar 10 ndeshje në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve në këtë edicion. E ka një gol e një asistim.