Cristiano Ronaldo i ka dërguar mesazh ngushëllues Lionel Messi, pas vdekjes së babait të superyllit argjentinas.
Jorge Messi vdiq në moshën 68-vjeçare javën e kaluar, pas një sëmundjeje që e mundoi për kohë të gjatë.
Ronaldo e la anash rivalitetin me Messin dhe i ka shkruar mesazh prekës.
“Përqafime për ty dhe të dashurit në këtë moment të vështirë, Leo. Qëndro i fortë”, ka shkruar Ronaldo në postimin e gjatë të Messit për babanë e tij, të publikuar të mërkurën.